April 19, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Marinsat amerikane dorëzohen para britanikëve në ushtrime, kërkojnë rifillim

Marinsat amerikane kërkuan në gjysmë të ushtrimeve që procesi të niste edhe një herë nga fillimi gjatë ushtrimeve ushtarake 5-ditore në bazën e marinsave amerikanë në Shkretëtirën Mojave, në Kaliforni të ShBA-së, pasi pësuan humbje të konsiderueshme nga komandot britanike, të cilat përdorën një strukturë të re të luftës në betejë.

“Bordi i vrasjeve” i marinsave, i cili e vlerëson dëmin që u është shkaktuar aseteve të armikut, vendosi shenjë kundër pothuajse të gjitha aseteve amerikane, që do të thotë se ato janë bërë të paoperueshme ose të shkatërruara, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Ushtrimi “Grren Dagger”, i organizuar me qëllim të testimit të marinsave amerikane para dërgimit të trupave jashtë vendit, mbulon një sipërfaqe prej më shumë se 3.500 kilometrash katrorë të terreneve malore e shkretinore.

Marinsat mbretërore ushtruan bashkë me forcat nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Holanda dhe Emiratet e Bashkuara Arabe disa javë para fillimit të ushtrimit kryesor.

Forcat britanike e arritën fitoren duke i vënë në shënjestër bazën qendrore amerikane dhe pajisjet e saj, duke e dëmtuar rëndë aftësinë e luftëtarëve amerikanë për të realizuar kundërsulme.

Raportohet se marinsat mbretërore britanike mbajtën nën kontroll më shumë se 65 për qind të zonës. Ato në fillim kishin vetëm 20 për qind të territorit./Gazeta Express

Related posts

Video tregon luftën mes aligatorit dhe gjarprit në një përrua në Brazil

dardanianews

Djali i Edi Ramës në një lidhje ? Vajza misterioze krah tij në stadium shton dyshimet

dardanianews

Kërcet grushti në transmetim live, gazetari qëllon politikanin pro-rus. Ja pamjet që po bëjnë xhiron e internetit

dardanianews