8.3 C
New York
November 21, 2024
DardaniaNews
FeaturedShëndetësi

Masat anti-Covid që u miratuan dje dhe do të hyjnë në fuqi nga e hëna

Qeveria e Kosovës miratoi të premten masat e reja kundër pandemisë të cilat do të hyjnë në fuqi nga data 27 shtator.

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia tha se duke filluar nga kjo datë vazhdon procesi mësimor në objektet shkollore. Sipas tij, në nivelin parauniversitar parakusht për prezencë fizike në klasa është që të pranishëm të jenë jo më shumë se 20 nxënës.

Ai tha se detajet e zbatimit të këtyre masave do të bëhen publike përmes udhëzuesve të veçantë të cilat do t’i publikojë Ministria e Shëndetësisë.

Që nga dita e hënë, klientët dhe stafi i gastronomisë duhet të posedojnë njërën nga dëshmitë: certifikatën e vaksinimit ose testet për COVID-19 në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në lokale.

Edhe klientët dhe stafi në qendra tregtare duhet të posedojnë njërën nga dëshmitë e cekura më lartë.

Këto dëshmi vlejnë edhe në institicuone publike dhe private që kanë punë me palë, përfshirë punonjësit e marketeve, bankave dhe floktarët.

Këto masa do të vlejnë dy javë, dhe sipas ministrit Vitia, nuk përjashtohet mundësia që të merren masa të reja kufizimi apo lehtësuese varësisht nga situata epidemiologjike.

Më poshtë gjeni të gjitha masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19:

A. [Zbatimi territorial]

1. Ky vendim zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

B. [Hyrjet dhe daljet e qytetarëve në dhe nga Republika e Kosovës]

2. Çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës, duhet të posedojë një nga dëshmitë e

mëposhtme:

2.1 Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të

vaksinës kundër COVID-19;

2.2 Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;

2.3 Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak

se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave

serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;

2.4 Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.

3. Nga data 13 tetor 2021, çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës, duhet të posedojë

certifikatën e vaksinimit të plotë apo ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.2 deri

2.4.

4. Shtetasit e Republikës së Kosovës, si dhe personat me leje qëndrimi të përkohshëm ose të

përhershëm në Kosovës, të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, në rast se nuk posedojnë

një nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4, duhet të vetë-izolohen për 7 ditë. Këta persona

duhet të plotësojnë deklaratën nën betim për vetë-izolim në pikën kufitare përkatëse.

5. Nga kërkesa për të poseduar ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4 , lirohen:

5.1 Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare

tokësore dhe largohen nga Kosova brenda tre (3) orësh përmes aeroportit ose

pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajë deklaratën se do

ta lëshojë Kosovën brenda tre (3) orësh;

5.2 Personat, të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të

respektojnë protokollin për transport ndërkombëtar për mbrojtje nga COVID-19;

5.3 Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit;

5.4 Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar

me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të

nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda pesë (5)

orësh;

5.5 Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë;

5.6 Personat nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjeçare.

C. [Mbrojtja dhe siguria në punë]

6. Të gjithë punonjësit e institucioneve publike, si dhe personeli i ndërmarrjeve publike në

pronësi të Qeverisë apo të një komune, duhet të posedojnë një nga dëshmitë e cekura në

pikën 2.1 deri 2.4, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në ambientet e punës.

7. Nëpunësi më i lartë administrativ i çdo institucioni publik është i obliguar të caktojë një

apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga

dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4

8. Nga data 13 tetor 2021, punonjësit/personeli sipas pikës 6, duhet të posedojnë certifikatën

e vaksinimit të plotë apo ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.2 deri 2.4.

Ç. [Masat e përgjithshme të mbrojtjes dhe higjienës]

9. Obligohen institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera, të mbajnë dezinfektues

për duar dhe një sasi të maskave në vende të qasshme në hyrje të objektit si dhe në

ambientet e brendshme.

10. Obligohen institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera që në hyrje të çdo objekti

të vendosin shenja të dukshme të rregullave të sjelljes për mbrojtje nga COVID-19,

përfshirë shenjën e ndalimit të hyrjes në objekt pa maska, respektimin e distancës.

11. Obligohen përgjegjësit e institucioneve publike e private dhe subjektet e tjera që të kryejnë

dezinfektimin dhe ajrosjen e hapësirave të mbyllura.

12. Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në të gjitha rastet,

përveç:

12.1 Gjatë ngasjes së automjetit vetëm, apo kur në automjet janë prezentë

ekskluzivisht anëtarët e ngushtë të familjes;

12.2 Gjatë vrapit, çiklimit dhe ushtrimeve fizike;

12.3 Gjatë ngrënies apo pijes.

13. Ndalohet hyrja në ambientet e mbyllura pa maskë.

14. Obligohen të gjitha institucionet publike dhe private që të përcaktojnë një punonjës të

monitorojë zbatimin e masës të përcaktuar në pikën 13.

D. [Kufizimi i qarkullimit]

15. Kufizimi i qarkullimit të qytetarëve vazhdon të jetë nga ora 22:00 deri në ora 05:00, përveç:

15.1 Rasteve të natyrës urgjente (për të kërkuar ndihmë mjekësore, blerje të

barnave, për të ofruar kujdes ose ndihmë mjekësore, për të shmangur

dëmtimin ose për t’i shpëtuar një rreziku lëndimi);

15.2 Qarkullimit për personelin shëndetësor, të sigurisë dhe operatorët që kryejnë

punë apo shërbime publike;

15.3 Personelin e ndërrimit të natës të operatorëve ekonomikë që sigurojnë

funksionimin e zinxhirit të furnizimit (përfshirë transportin e

mallrave/shërbimeve), por me kusht që të pajisen me leje të veçantë nga

sistemi EDI i Administratës Tatimore të Kosovës.

15.4 Personat të cilët ofrojnë dëshmi se duhet të jenë në aeroport gjatë orarit të

kufizimit të qarkullimit, për shkak se kanë për të udhëtuar përmes aeroplanit;

15.5 Personave ndaj të cilët aplikohet leja e veçantë e përkohshme që lëshohet nga

Qendra Operative Emergjente e Ministrisë së Punëve të Brendshme, sipas

pikës 17, për shkak të domosdoshmërisë së qarkullimit gjatë orës policore.

16. Obligohen punëdhënësit të sigurojnë që punëtorët e tyre që i nënshtrohen kufizimit nga

pika 15 të kenë kohë të mjaftueshme për të udhëtuar në banesat e tyre.

17. Qendra Operative Emergjente e Ministrisë së Punëve të Brendshme mundet që të lëshojë

leje të veçantë, për persona të cilët ofrojnë dëshmi të mjaftueshme për domosdoshmërinë

që kufizimi i qarkullimit të orarit të ju zgjatet përkohësisht.

Dh. [Institucionet e arsimit]

18. Procesi mësimor në institucionet parashkollore dhe të qëndrimit ditor vazhdon në mënyrë

të rregullt.

19. Procesi mësimor në institucionet e arsimit parauniversitar zhvillohet sipas skenarëve

përkatës të përcaktuar në udhëzuesin për institucionet e arsimit, mirëpo parakusht për

mësimin me prani fizike është prania e jo më shumë se 20 nxënësve për klasë. Nëse në një

klasë janë më shumë se 20 nxënës, mund të punohet me skenarin A (me klasë të

përgjysmuar) ose me skenarin B (mësim i kombinuar, ku një pjesë e nxënësve e ndjekin

mësimin në distancë. Përzgjedhja e nxënësve që do ndjekin mësimin në distancë (online)

bëhet me rotacion çdo javë.

20. Procesi mësimor në institucionet publike dhe private universitare zhvillohet sipas

udhëzuesit përkatës, me kusht që numri i personave të lejuar në një klasë mundëson në

mënyrë rigoroze mbajtjen e distancës prej 1.5 metra në mes të personave.

21. Studentët në mënyrë që të ju mundësohet regjistrimi në konvikt duhet të posedojnë

ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

22. Studentët në institucionet publike dhe private universitare duhet të posedojnë ndonjërën

nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4., në mënyrë që të ju lejohet hyrja në objektin e

institucionit.

23. Stafi në të gjitha institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit, duke

përfshirë institucionet parashkollore dhe të qëndrimit ditor, duhet të posedojnë ndonjërën

nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4, në mënyrë që të ju lejohet hyrja në objektin e

institucionit.

24. Nëpunësi më i lartë i çdo institucioni sipas pikës 18, 19 dhe 20, është i obliguar me vendim

të caktojë një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës

nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

25. Të gjitha institucioneve publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit, iu ndalohet

organizimi i aktiviteteve jashtë mësimore, siç janë ekskursionet, shëtitjet grupore, ahengjet

e ndryshme të stafit mësimor apo të nxënësve – studentëve.

E. [Paraqitja për skemat sociale dhe pensionale]

26. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve udhëzohet të lirojë të gjithë përfituesit e

skemave sociale dhe pensionale që menaxhohen nga MFPT-ja nga paraqitja e rregullt në

zyrat përkatëse për qëllime të evidentimit, siç kërkohet me ligjet përkatëse..

F. [Kufizimi i mbledhjeve publike dhe private]

27. Përveç nëse përcaktohet ndryshe në këtë vendim, lejohen grumbullimet në ambiente të

mbyllura deri në njëzet (20) persona (punëtori, mbledhje, seminare, trajnime apo

grumbullime tjera). Obligohet që pjesëmarrësit të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e

cekura në pikën 2.1 deri 2.4, në mënyrë që të ju lejohet hyrja në këto ambiente, si dhe

organizatori obligohet të siguroj distancën fizike prej 1.5 metër në mes të personave dhe

kontrollimin e dëshmive përkatëse.

27.1 Mbledhjet e Kuvendit dhe të Qeverisë lejohen pavarësisht numrit të personave,

duke u respektuar mbajtja e maskave dhe distanca fizike prej 1.5 metrash në mes

të personave.

28. Qendra Operative Emergjente e Ministrisë së Shëndetësisë mundet që të lëshojë leje të

veçantë, që tejkalon numrin prej njëzet (20) persona, për ngjarje të rëndësisë së veçantë

në funksion të interesit publik.

29. Lejohen grumbullimet dhe ngjarjet kulturore në ambiente të jashtme deri në pesëdhjetë (50)

persona (publiku). Organizatori obligohet të sigurojë mbajtjen e distancës fizike prej 1.5

metër në mes të personave.

30. Pavarësisht pikës 27 dhe 29, për koncerte dhe festivale vlen pika 33.

31. Mbajtja e pritjes për ngushëllim/kryeshëndoshë ndalohet.

32. Lejohen funeralet vetëm me pjesëmarrje të familjes së ngushtë, duke siguruar që

pjesëmarrësit të mbajnë distancë fizike prej 1.5 metër nga njëri-tjetri.

G. [Ndalimi i veprimtarive dhe organizimeve të caktuara]

33. Pavarësisht numrit të personave, ndalohet veprimtaria e klubeve të natës si dhe organizimi

i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve

familjare dhe shoqërore, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Gj. [Gastronomia]

34. Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me

udhëzuesin përkatës.

35. Nga data 27 shtator 2021, klientët dhe stafi i gastronomisë duhet të posedojnë ndonjërën

nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4 në mënyrë që t’u lejohet hyrja në hapësirat e mbyllura

të lokaleve.

36. Në lokalet e gastronomisë është e obliguar të caktohet një apo më shumë persona

përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1

deri 2.4.

37. Nga data 27 shator 2021, lejohet shfrytëzimi i hapësirave të mbyllura deri në 50% e

kapacitetit të hapësirës. Në hapësirat e hapura lejohet shfrytëzimi deri në 70% e kapacitetit

të hapësirës. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.

38. Kuptimi i shprehjes ‘hapësirë e hapur’ dhe ‘hapësirë e mbyllur’ ka të njëjtin kuptim me

Ligjin Nr. 04/L-156 për Kontrollin e Duhanit.

39. Klientët duhet të qëndrojnë ulur në çdo kohë në kuadër të lokaleve të shërbimeve të

gastronomisë në të cilën lejohet shërbimi i ushqimit apo pijeve, përveç:

39.1 Gjatë hyrjes apo daljes nga ambienti i lokalit:

39.2 Ndërsa paguan porosinë;

39.3 Gjatë shkuarjes apo kthimit nga tualeti;

39.4 Kur është e nevojshme për qëllime të shëndetit dhe sigurisë.

40. Në rastet nga pika 39.1 deri 39.4 është e obliguar bartja e maskës duke mbuluar hundën

dhe gojën.

41. Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën

21:30.

42. Muzika lejohet vetëm deri në orën 21:00.

43. Përgjegjësit e lokaleve duhet të sigurohen që distanca ndërmjet klientëve në tavolina të

ndryshme të jetë së paku një (1) metër.

44. Pjesa e prapme e një karrigeje, me pjesën e prapme të karriges tjetër duhet jenë në distancë

së paku një (1) metërshe.

45. Në hapësirat e mbyllura lejohen deri në 4 persona në tavolinë. Në rast se tavolinat janë më

të mëdha se dy (2) metra, atëherë parakusht është kufizimi prej pesë (5) persona në 10 m2.

46. Në hapësirat e jashtme lejohen deri në gjashtë (6) persona në tavolinë apo banak.

47. Çdo tavolinë duhet të jetë e pajisur me dezinfektues që përmbajnë së paku 60% alkool.

48. Shërbimi “dërgesë me porosi” lejohet të funksionojë edhe pas orës 22:00, pas pajisjes me

leje të veçantë nga sistemi EDI (ATK).

H. [Qendrat tregtare dhe operatorët e tjerë ekonomikë]

49. Lejohet veprimtaria e qendrave tregtare sipas udhëzuesit përkatës.

50. Obligohen të gjithë operatorët, të cilët për veprimtari ekonomike e kanë tregtinë me

shumicë dhe pakicë, që të përcaktojnë numrin maksimal të klientëve në lokal në të njëjtën

kohë sipas rregullit – 1 person për 8 m2. Këta operatorë obligohen të shënojnë në hyrje

numrin maksimal të klientëve të lejuar në të njëjtën kohë. Sipërfaqja llogaritet për zonën

ku lejohen të qëndrojnë klientët.

51. Klientët dhe stafi në qendra tregtare dhe qendra të thirrjeve (call center) duhet të

posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4, në mënyrë që t’ju lejohet

hyrja në objekt.

52. Në qendrat tregtare dhe qendrat e thirrjeve (call center) është e obliguar të caktohet një apo

më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e

cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

I. [Puna me palë]

53. Nga data 27 shtator 2021, në institucionet publike/private apo biznese,

punonjësit/personeli i cili ka punë me palë/kontakt të drejtpërdrejtë me klientë (duke

përfshirë, por duke mos u kufizuar, berberë, punonjësit në markete dhe banka etj.), duhet

të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4, në mënyrë që t’ju

lejohet hyrja në objekt. Obligohet të caktohet një apo më shumë persona përgjegjës që do

të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

54. Personi përgjegjës i institucionit publik apo privat dhe i operatorëve ekonomikë, obligohet

që të ndalojë rreshtimin apo tubimin brenda dhe jashtë ambientit të punës/biznesit,

përveç nëse mbahet distancë fizike prej të paktën 1.5 metra nga grupet e tjera të personave.

J. [Transporti publik]

55. Ndalohet hyrja në mjetet e transportit publik pa maskë.

56. Operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50% të

kapacitetit të ulëseve.

57. Në taksi lejohen të udhëtojnë deri në dy (2) udhëtarë.

K. [Teatrot, bibliotekat, etj.]

58. Bibliotekat, muzetë, kinematë, teatrot, orkestrat, ansamblet, baleti qendrat rinore, qendrat

e kulturës me grupe apo institucionet tjera të ngjashme vartëse të MKRS-së apo të

Komunave, lejohet të punojnë duke shfrytëzuar 50% të kapacitetit të

hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse. Obligohet mbajtja e maskës dhe distancës

fizike prej 1.5 metrash në mes të personave.

59. Shfrytëzuesit e veprimtarive sipas pikës 58, duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e

cekura në pikën 2.1 deri 2.4, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në objekt.

60. Në veprimtaritë sipas pikës 58, duhet të caktohet me vendim një apo më shumë persona

përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1

deri 2.4.

L. [Sporti dhe rekreacioni]

61. Lejohen organizimi i garave sportive dhe stërvitjeve përkitazi me protokollet dhe

rekomandimet e organizatave botërore për organizimin e ngjarjeve sportive dhe me masat

mbrojtëse të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

62. Numri i pjesëmarrësve në garë (sportistë, klube, zyrtarë, dhe pjesëmarrës tjerë të

nevojshëm për zhvillimin e garës) përcaktohet nga federatat sportive duke respektuar

masën e distancës dhe masat tjera mbrojtëse.

63. Në aktivitetet garuese në hapësira të mbyllura lejohet prania e shikuesve deri në 10% të

kapacitetit të objektit apo hapësirës sportive (stadium, salla sportive, pishina, hapësira të

tjera të mbyllura) duke respektuar masën e distancës prej 1.5 metra dhe masat tjera

mbrojtëse.

64. Në aktivitetet garuese në hapësira të jashtme lejohet prania e shikuesve deri në 30% të

kapacitetit të objektit apo hapësirës sportive (stadium, salla sportive, pishina, hapësira të

tjera të mbyllura) duke respektuar masën e distancës prej 1.5 metra dhe masat tjera

mbrojtëse.

65. Shikuesit në aktivitetet garuese në hapësira të mbyllura apo të jashtme, duhet të posedojnë

një nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

66. Organizatorët e garës janë të obliguar të caktojnë persona përgjegjës për kontrollimin e

posedimit të ndonjërës nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4, si dhe të ndërmarrin masat

specifike, në përputhshmëri me protokollet ndërkombëtare, për menaxhimin e masës

(tifozëve) para, gjatë dhe pas hyrjes në hapësirën sportive.

67. Lejohet shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme për aktivitete individuale

rekreative. Klientët dhe stafi, duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e përcaktuara

në pikën 2.1 deri 2.4 të këtij Vendimi.

68. Çdo fitnes, palestër dhe i ngjashëm është i obliguar të caktojë të paktën një punonjës i cili

do të kontrollojë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

69. Shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme, bëhet në proporcion 1 klient në 10 m2.

70. Obligohet vendosja e shenjave informuese dhe dezinfektuesve (apo mjeteve të tjera për

pastrimit) në secilën pajisje të fitnesit me qëllimit të vetëdijësimit dhe dezinfektimit të tyre

nga secili klient pas përdorimit.

LL. [Banjat termale]

71. Për të hyrë në banja termale, klientët dhe stafi duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë

e përcaktuara në pikën 2.1 deri 2.4 të këtij Vendimi. Obligohet caktimi i të paktën një

punonjësi i cili do të kontrollojë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën

2.1 deri 2.4.

M. [Tregjet dhe therja e kafshëve]

72. Tregjet publike të automjeteve, kafshëve dhe shpezëve lejohet të zhvillojnë veprimtarinë

duke shfrytëzuar 30% të kapacitetit të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse.

Obligohet mbajtja e maskës dhe vendosja e tezgave në distancë fizike prej të paktën 2

metra.

N. [Të dhënat personale dhe mënyra e kontrollimit të dëshmive sipas pikës 2.1 deri 2.4]

73. Caktimi i personave të autorizuar apo punonjësve të autorizuar për kontrollimin e

dëshmive sipas pikës 2.1 deri 2.4, bëhet përmes vendimit ku përcaktohet emri dhe

mbiemri i personit të autorizuar.

74. Prezantimi i dëshimeve të përmendura në pikat 2.1 deri 2.4, bëhet në një formë e cila nuk

lejon që personat e autorizuar ose shërbimet e autorizuara për të kontrolluar posedimin

e tyre, t’i mbajnë, t’i ruajnë, t’i regjistrojnë apo përpunojnë të dhënat që përbahen në

dëshmi në çfarëdo forme, përpos nëse subjekti i të dhënave ka dhënë pëlqimin e tij në

formë të shkruar për përpunimin e këtyre të dhënave.

75. Personat e autorizuar dhe të caktuar me emër, për të kontrolluar dëshmitë përmendura

në pikat 2.1 deri 2.4, në rastet kur subjekti i të dhënave ka dhënë pëlqimin e tij në formë

të shkruar për përpunimin e këtyre të dhënave, nuk lejohen t’i mbajnë të dhënat ose

ripërdorin ato për qëllime të tjera, përveç për konstatimin e posedimit të dëshmive, në

interes të shëndetit publik dhe për qëllimet e vetme për të luftuar përhapjen e pandemisë

COVID-19.

Nj. [Udhëzuesit dhe sqarimet]

76. Obligohet Ministria e Shëndetësisë që të nxjerrë udhëzuesit e përkohshëm, të përgjithshëm

dhe të veçantë për parandalimin dhe luftimin e COVID-19, si në vijim:

76.1. Udhëzues i Përkohshëm për aplikimin e masave të përgjithshme për

parandalimin dhe luftimin e COVID-19;

76.2. Udhëzues i Përkohshëm për sektorin e shërbimeve personale dhe bizneseve,

industrisë, administratës publike dhe OJQ-ve;

76.3. Udhëzues i Përkohshëm për institucionet arsimore të të gjitha niveleve;

76.4. Udhëzues i Përkohshëm për gastronomi, hoteleri, sektorin e shitjes dhe

qendra tregtare;

76.5. Udhëzues i Përkohshëm për tubimet fetare, varrime, punëtori dhe aktivitete

kulturore,

76.6. Udhëzues i Përkohshëm për fitnese, palestra dhe aktivitete tjera rekreative

dhe sportive;

76.7. Udhëzues i Përkohshëm për transportin publik;

76.8. Udhëzues i Përkohshëm për institucionet e kujdesit shëndetësor;

76.9. Udhëzues i Përkohshëm për aviacionin civil;

76.10. Udhëzues i Përkohshëm për institucionet korrektuese, qendra të azilit dhe të

mbajtjes për të huaj;

77. Udhëzuesit nga pika 76 janë të detyrueshëm për të gjithë personat dhe sektorët ndaj të

cilëve zbatohen.

78. Obligohet Ministria e Shëndetësisë që në rast nevoje të nxjerr sqarime për pikat e këtij

vendimi.

O. [Zbatimi]

79. Obligohet Ministri i Shëndetësisë, AUV dhe Policia e Kosovës, që në bashkëpunim me

shtabet emergjente të komunave, të mbikëqyrë zbatimin e këtij vendimi dhe të dorëzojnë

në Zyrën e Kryeministrit raport javor (çdo të premte deri në orën l6:00).

80. Obligohet Ministria e Shëndetësisë, ShSKUK dhe IKShPK të dorëzojnë në Zyrën e

Kryeministrit raportin javor (çdo të premte deri në orën 16:00) për zbatimin e masave,

gjendjen në institucionet shëndetësore, gjendjen epidemiologjike si dhe parashikimet për

dy javët në vijim.

81. Obligohet Ministria e Shëndetësisë që, bazuar në Ligjin Nr. 07/L-006 për Parandalimin

dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, në territorin e Republikës së Kosovës të nxjerrë

vendime operacionale varësisht prej situatës epidemiologjike dhe rekomandimeve të

IKShPK-së.

82. Obligohet Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse të mbikëqyrin zbatimin e

masave, vendimeve të tjera dhe udhëzuesve përkatës në zbatim të Ligjit Nr. 07/L-006 për

Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës.

83. Për shkelësit e masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore

sipas Ligjit Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në

territorin e Republikës së Kosovës dhe ligjeve të tjera në fuqi.

84. I vetmi autoritet që mund të interpretojë këtë vendim është Ministria e Shëndetësisë,

ndërkaq çdo institucion tjetër mund të ofrojë sqarime për kategoritë respektive për të cilat

aplikohet ky vendim, vetëm pas miratimit të atij sqarimi nga ana e Ministrisë së

Shëndetësisë.

P. [Shfuqizimi i vendimit Nr. 01/35]

85. Shfuqizohet Vendimi i Qeverisë Nr. 01/35, i datës 12.09.2021.

Q. [Hyrja në fuqi]

86. Vendimi hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

A r s y e t i m

Masat për ruajtjen e shëndetit publik dhe mbrojtjen nga COVID-19 janë provuar si jetike për

të kufizuar transmetimin e COVID-19 dhe për të zvogëluar vdekjet. Sipas raporteve të fundit

të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, situata epidemiologjike me COVID–

19, në Kosovë vazhdon të jetë e rëndë.

Në një situatë të tillë, duke ju referuar të dhënave aktuale mbi situatën epidemiologjike dhe

rekomandimeve të IKShPK – së, Qeveria ka ndërmarrë masa të cilat për qëllim kryesor kanë

ruajtjen e shëndetit publik si dhe parandalimin e shpërndarjes së COVID-19.

Duke konsideruar se në gjendjen e njohurive shkencore në dispozicion, rreziqet e

transmetimit të virusit COVID-19 zvogëlohen në mes të njerëzve që janë vaksinuar, shëruar

së fundmi apo që sapo kanë rezultuar negativ ndaj pranisë së virusit COVID-19, Qeveria ka

ndërmarrë masa kufizuese, me qëllim të kontrollit dhe parandalimit të shpërndarjes së

COVID-19, në aktivitetet dhe bizneset të cilat bashkojnë një numër të madh njerëzish në të

njëjtin vend, dhe në të cilat ruajta e distancës fizike është e vështirë dhe kështu paraqesin një

rrezik në rritje të transmetimit të virusit.

Masat e ndërmarra janë proporcionale me rreziqet shëndetësore të shkaktuara dhe të

përshtatshme me rrethanat e kohës dhe vendit, si dhe të bazuara në autorizimet e Ligjit Nr.

07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19 në Territorin e Republikës së

Kosovës. Masat e ndërmarra përmes këtij vendimi nuk përcaktojnë, në asnjë rast obligimin e

vaksinimit të detyrueshëm, duke qenë se kufizimet e vendosura ndaj publikut mund të

përmbushen me paraqitjen e dëshmisë së statusit të vaksinimit, të rezultatit të një testimi që

arrin në përfundimin se personi nuk është i infektuar me COVID-19, ose se personi është

shënuar nga COVID-19 dhe ka antitrupa të mjaftueshëm.

Vendimi për masat kundër COVID-19 është bazuar në vlerësimin e situatës së intensitetit të

transmetimit dhe kapacitetit të sistemit shëndetësor për t’u përgjigjur, por duke i vlerësuar

ato edhe nën dritën e efekteve të këtyre masave që mund të ketë në mirëqenien e përgjithshme

të shoqërisë dhe individëve.

Ministria e Shëndetësisë ka bashkërenduar vendimmarrjen me palët e interesit, të cilat kanë

qenë të ndikuara drejtpërdrejt apo tërthorazi nga pandemia. Qeveria vëren se këto palë kanë

ushtruar të drejtën e tyre për ndikim demokratik në vendimmarrje, në përputhje me nenin

45.3 të Kushtetutës.

Masat e përcaktuara në këtë vendim si dhe afatet kohore shërbejnë që situata epidemiologjike

të mbahet nën kontroll por nuk përjashtojnë mundësinë e ndërmarrjes së masave të reja

kufizuese apo lehtësuese.

Prandaj, në bazë të rekomandimeve të dhëna nga IKShPK, ministritë e linjës, palët e interesit

dhe ekspertët përkatës, u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi.

Related posts

Tradhtia te shqiptarët: Detektivja tregon programin që vendoset në telefon për ta përgjuar partnerin pa u kuptuar

dardanianews

Skandaloze: Emisioni i Blendi Fevziut e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë!

dardanianews

Së shpejti Përputhen VIP, cilat personazhe do i bashkohen emisionit në kërkim të dashurisë

dardanianews