17.8 C
New York
April 24, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Rusia shënon sot “Ditën e Fitores” mirëpo paralajmërohet humbja e saj nga Ukraina/ NATO kanë një thirrje për Putinin

Këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak iu kundërpërgjigj fjalimit të presidentit rus Vladimir Putin, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

“Vendet e NATO-s nuk do të sulmonin Rusinë,” tha ai.

“Ukraina nuk kishte në plan të sulmonte Krimenë. Ushtria ruse po vdes, jo duke mbrojtur vendin e tyre, por duke u përpjekur të pushtojë një tjetër. Nuk kishte arsye racionale për këtë luftë përveç ambicieve të sëmura perandorake.”

Putin tha në paradën e madhe ushtarake se trupat e vendit të tij po “mbronin atdheun”.

Ai tha gjithashtu se pushtimi i Ukrainës ishte një operacion i domosdoshëm ushtarak dhe ishte provokuar nga Perëndimi.

Më herët, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky publikoi një video-mesazh në të cilin tha se Ukraina nuk do t’i japë Rusisë “një pjesë të vetme të tokës sonë”.

“Ne po luftojmë për një fitore të re. Rruga drejt saj është e vështirë, por nuk kemi dyshim se do të fitojmë,” tha ai./A.SH

Related posts

Oriola Marashi: Jam këtu për ta vrarë Corona-n

dardanianews

Festë mbi urë për t’i thënë lamtumirë koronavirusit

dardanianews

Pamje dramatike: Kamera Go-Pro e oficerit rus tregon si eliminohen nga ukrainasit

dardanianews