8.5 C
New York
November 21, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Mbi 10 raste të reja të të dyshuarve me koronavirus në Kosovë

Më shumë se 10 mostra të pacientëve janë dorëzuar sot në IKSHP nga ana e zyrtarëve të Klinikës Infektive me dyshimet për koronavirus.

Këtë e kanë konfirmuar zyrtarë të Institutit Kombëtar i Shëndetit publik.

Sipas mjekëve, numri po shtohet nga minuta në minutë në Infektivë.

“Rezultatet për këta 10 persona pritet që dalin në orët e para të pasdites”, kanë thënë ata për Express.

Në mesin e këtyre 10 personave është edhe vajza nga Gjakova për të cilën është raportuar dje se ka dyshime se mund të jetë infektuar me koronavirus.

Megjithatë për vajzën, mjekët po thonë se nuk ka parë ndonjë sinptomë të dukshme tek ajoe cila mund të cojë në dyshime për pandemi. “Mirëpo e njejta është izolu deri në marrjen e rezultatit”, kanë thënë ata për Express.

Kontrollet për koronavirus në shtetin e Kosovës kanë filluar nga 8 shkurti dhe deri më sot janë testuar gjithsej 82 pacient të cilët kanë rezultuar negativ. Aktualisht në qendrat e kontrollit kanë arritur 10 raste të reja të dyshuara, rezultatet e të cilave do të bëhen të ditura në mbrëmje.

Rekomandimet nga Qarkorja informative:

Të kufizohet rreptë lëvizja e shoqëruesve dhe familjarëve të pacientëve, si dhe prezenca e personave të pauniformuar në ambientet e urgjencës/emergjencës dhe në institucionet spitalore.

Në të gjitha institucionet shëndetësore të vendit (publike dhe private), të kenë të përgatitura dhoma të veçanta për rastet e dyshimta (posaçërisht në Klinikën Infektive të QKUK-së, si dhe në institucionet tjera spitalore të vendit)

Të realizohet kontrolli maksimal dhe inspektimet në të gjitha institucionet shëndetësore të vendit (publike dhe private)

Në të gjitha institucionet shëndetësore të vendit (publike dhe private), të shtohet kontrolli i brendshëm profesional në baza ditore duke implementuar rekomandimet e instancave të larta të Kosovës

Të rritet në maksimum përkujdesja e stafit mjekësor dhe jo mjekësor ndaj higjienës personale dhe institucionale

Të aplikohen nga personeli shëndetësor masat mbrojtëse konform udhëzimeve të OBSH të e ECDC-së, të përditësuara nga IKSHPK

Të vendosen materialet informuese dhe edukative për parandalimin e COVID-19 në institucionet shëndetësore, dhe në institucionet tjera publike dhe private – nga përgjegjësit e tyre

Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare (përfshirë gjithë qendrat e mjekësisë familjare ne vartësi të saj), Spitalet Rajonale, si dhe ambulancat dhe spitalet private ti raportojnë informatat rreth rasteve të rënda klinike mbi baza ditore direkte (sipas udhëzimeve) dhe me mjetet më të shpejta të Institutet Rajonale të Shëndetësisë Publike

Institutet Rajonale të Shëndetësisë Publike do t’i përpunojnë të dhënat dhe varësisht nga ecuria epidemiologjike raportojnë menjëherë Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike me mjetin më të shpejtë të komunikimit dhe dorëzojnë raportet javore të kompletuara në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Marrja e mostrave për konfirmim laboratorik do të bëhet vetëm te pacientët me simptome klinike të bazuara në definim të rastit në Klinikën Infektive të QKUK.

Personeli i Klinikës Infektive të QKUK i dërgon mostrat për testim laboratorik dhe raporton për të gjitha rastet e hospitalizuara duke e plotësuar pyetësorin përkatës.

Rekomandohet shmangie e udhëtimeve në vende të cilat janë me rrezik të lartë dhe të mesëm, në përputhje me listën e Organizatës Botërore Shëndetësore.

Të përforcohet pjesëmarrja e vullnetarëve të Kryqit të Kuq dhe vullnetarëve tjerë , në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, në të gjitha vendkalimet kufitare.

Rekomandimet për qytetarët:

Individët të praktikojnë masa parandaluese të përditshme, si larja e shpeshtë e duarve, qëndrimi në shtëpi kur janë të sëmurë dhe mbajtje e higjienës respiratore (mbulimi me gropëzën e bërrylit gjatë kollitjes dhe teshtitjeve).

Të mbahet të paktën 1 metër distancë midis vetes dhe kujtdo që kollitet ose teshtin,

Të shmanget frekuentimi në qendra tregtare, kafiteri, restorane dhe klube të natës

Të ndalohet veprimtaria e restoranteve dhe klubeve të natës pas orës 23:00.

Objektet hotelierike, restorantet, kafiteritë të mbajnë distancë strikte së paku mbi 1,5 metra në mes tavolinave dhe së paku 1 metër distancë të klientëve mes veti.

Ndërmarrjet dhe kompanitë të hartojnë plane për të punuar nga shtëpia për aq sa është e mundur.

Personat e rritur dhe kategoritë me rrezik të lartë të qytetarëve me sëmundje kronike, ta rrallojnë lëvizjen dhe të shmangin transportin publik.

Rekomandohet shmangie e udhëtimeve në vende të cilat janë me rrezik të lartë dhe të mesëm, në përputhje me listën e Organizatës Botërore Shëndetësore.

Related posts

Gjermania mbyllje totale për shkak të COVID, Merkel: Masat e para nuk funksionuan

dardanianews

Carla Del Ponte kërkon urdhër arrest për Putinin: Ai është një kriminel lufte

dardanianews

Paralajmërime për bomba dhe evakuime masive nga shkollat në Malin e Zi  

dardanianews