August 12, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajme

Mbi 200 pasagjerë në bord, dalin pamjet nga rrëzimi i avionit që ishte nisur për në Londër👇

Avioni me 242 pasagjerë në bord u rrëzua në Indi, mes tyre raportohet se 53 ishin britanikë. Avioni me destinacion Londrën u rrëzua në një zonë banimi të quajtur Meghani Nagar.

Menëjherë janë angazhuar ekipet e shpëtimit. Pamjet e shpërndara në rrjete sociale tregojnë momentin e rënies së avionit.

Ndërkohë Ministria e Jashtme britanike ka njoftuar se po punon me autoritetet lokale dhe për t’i ardhur në mbështetje. Gjithashtu kryeministri britanik Keir Starmer njoftoi se është informuar dhe se po ndjek hapa pas hapi situatën.

 

 

“Po mbahem i informuar ndërsa situata zhvillohet dhe mendimet e mia janë me pasagjerët dhe familjet e tyre në këtë kohë thellësisht shqetësuese”, tha ai./Insajderi.org/

Related posts

Vazhdojnë befasitë zgjedhore- Kandidati i LDK’së indirekt bën thirrje që të votohet kandidati i VV’së

dardanianews

Sondazh: Cilin nga këta tre kandidatë do ta votoni për kryeministër të Kosovës?

dardanianews

Ronaldo humb penalltinë, shpërthen në lot

dardanianews