8.3 C
New York
March 30, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajme

Me profesion bankiere, kush është shqiptarja që u ekzekutua nga burri në SHBA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dyshohet se një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një 34-vjeçar shqiptar vrau gruan e tij Suela Saliaj.

Por kush është Suela Saliaj?

Suela jetonte prej disa vitesh në SHBA, vend ku jetonin dhe familjarët e saj, prindërit dhe vëllai.

Ajo kishte një eksperiencë më shumë se 5-vjeçare në sistemin bankar, në shërbimin e klientit, raporton Euronewsalbania.

Policia pasi ka marrë informacion për dhunë në familje ka shkuar në banesën e prindërve të 34-vjeçarit. Pasi dërgimit të prindërve të autorit dhe konstatimit të vrasjes së 32-vjeçares, policia ka nisur kërkimet për gjetjen e vajzës. Efektivët i janë vënë pas 34-vjeçarit të cilin e kanë lokolizuar përmes telefonit.

Rreth orës 8:30 të mëngjesit, Renato Muhaj u zbulua se ndodhej mes rrugës Belleair dhe St. Paul’s Drive në Clearwater.

Policia shkoi në vendngjarje ku bëri të mundur arrestimin dhe shpëtimin e vajzës së mitur.

Related posts

Burri i Albulena Haxhiut: Duhet të kaloni mbi trupa njerëzish para sa të kthehet krimi në qeverisje

dardanianews

Publikohen materiale tjera, detaje të reja të skandalit sek*sual që tronditi Malin e Zi

dardanianews

VAKSINA E PARË E KORONAVIRUSIT MUND TË JETË E GATSHME NË KOHË PËR VALËN E DYTË

dardanianews