October 21, 2025
DardaniaNews
Showbiz

“Më quajti budalla, nuk kemi folur”, Milaimi trondit me deklaratën për Oltën

Gazetari dhe opinionisti Milaim Zeka ka qenë i ftuar në një intervistë për RTV21, ku ka folur hapur për raportin e tij me aktoren Olta Gixhari gjatë kohës kur të dy ishin opinionistë në “Big Brother VIP Kosova”.

Gazetari ndau shumë të pathëna të cilat nuk i kishim dëgjuar më parë.

Zeka tha se mes tij dhe Gixharit nuk ka pasur asnjë komunikim gjatë gjithë edicionit, madje jo as përshëndetje.

“Me Oltën nuk kemi komunikuar, nuk kemi folur fare. Pas dy javësh nga nisja e edicionit, nuk jemi përshëndetur dhe nuk kemi biseduar kurrë”, u shpreh ai.

Ai shtoi se nuk kishte shkuar asnjëherë në dhomën ku qëndronin moderatorët dhe se Olta nuk merrej me analizën e ngjarjeve brenda shtëpisë, por komentonte fjalët e tij.

“Ajo nuk merrej me analizën e mysafirëve, por analizonte fjalët e mia. Madje një herë, live, kur unë po flisja, Olta ka thënë: ‘Filloi ky budallai të flasë’”, tha Zeka.

Deklarata e tij ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale, duke rikthyer në vëmendje dinamikën e opinionistëve në spektaklin e ndjekur nga miliona shikues. /Prive By Liberta Spahiu

Related posts

Dedektivja shqiptare nuk kursehet: Këto vajza të famshme të ekranit janë dashnoret e politikanëve

dardanianews

Reagon Dirlon Rama pas veprimit të Jozit “Disa sillen trim para kamerave por harrojnë që jashtë…”

dardanianews

Çfarë po planifikojnë Stresi dhe Xhuli? (VIDEO)

dardanianews