1.1 C
New York
February 11, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Mediumi britanik: Putin po vdes nga kanceri në zorrën e trashë, kjo foto tregon gjithçka

residenti i Rusisë, Vladimir Putin raportohet se vuan nga ‘kanceri i zorrës së trashë’. Ky lajm e ka zënë sot ballinën kryesore të tabloitit britanik “Daily Star“, e cila thirret në burime nga Pentagoni.

“Besohet se ‘fytyra e tij e fryrë’ është një shenjë se ai po merr ilaçe kimioterapie ose steroide. Shprehja e tij pa buzëqeshje tregon se ai është në dhimbje të vazhdueshme”, shkruan kjo medie, duke u thirrë në burimet amerikane, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.

Një ish-oficer i inteligjencës ushtarake që tani punon në Pentagon ka deklaruar se analistët kanë studiuar Putinin, 69 vjeç, dhe besojnë se ai është i sëmurë rëndë.

“Në të kaluarën e kemi parë të buzëqeshë, por në vitin 2022 ka pak foto ku ai duket i lumtur”.

“Vështrimi i tij sugjeron se ai ka dhimbje dhe njerëzit tanë sugjerojnë se shikimi i tij i zemëruar ka shumë të ngjarë si rezultat i vuajtjes së tij”.

“Njerëzit tanë kanë besim se ai është i sëmurë – ai është i shqetësuar për Covid-in pasi mban stafin e tij në distancë.”, citohet të ketë thënë burimi.

Putin urdhëroi pushtimin e Ukrainës të enjten, më 24 shkurt.

Që atëherë ai e ka vënë në gatishmëri të lartë parandalimin bërthamor të Rusisë, duke ngritur frikën se lufta bërthamore mund të jetë afër.

Ministri i Jashtëm i vendit paralajmëroi gjithashtu se nëse do të ndodhte një luftë e tretë botërore, ajo do të përfshinte armë bërthamore dhe do të ishte shkatërruese. /Reporteri.net/.

Related posts

Makina e luftës së Putinit po shkatërrohet brenda pak muajsh – Ja e vërteta që nuk tregohet

dardanianews

Shteti i Floridës në SHBA ka miratuar një ligj të ri që parashikon dënimin me vdekje për të rriturit që dënohen për abuzim seksual ndaj fëmijëve nën moshën 12 vjeç

dardanianews

“Përshkallëzim dramatik” – Raketat amerikane godasin thellë në Rusi për herë të parë Lajmi në koment

dardanianews