21.2 C
New York
October 1, 2026
DardaniaNews
Lajme

Mërgimtari i njohur si Fabio flet sërish, tregon versionin e tij për videon

Fabio Caldini i ka kërkuar falje publikisht Gani Gecit, pas videos së mëparshme që kishte shkaktuar reagime.Përmes një videoje të publikuar në TikTok, Caldini ka thënë se e ka fshirë videon e mëparshme dhe ka kërkuar falje për atë që kishte thënë ndaj Gecit.Në videon e re, ai ka bërë një pretendim, duke thënë se pas publikimit të videos së parë qëndronte një grup suedez, i cili, sipas tij, e kishte kërcënuar me armë dhe i kishte kërkuar ta realizonte atë.“Ka qenë një grupacion suedez, të cilët më kanë kërcënuar me revole dhe më kanë kërkuar me bo videon”, ka deklaruar ai.Caldini ka theksuar se nuk ka asgjë kundër Gani Gecit dhe se e respekton atë dhe familjen e tij.“Unë me ty, Gani, s’kam kurgjë. Të respektoj ty, të respektoj familjen”, ka thënë ai, duke përsëritur kërkimfaljen.Ky është zhvillimi i fundit pas përplasjes së krijuar ditë më parë, kur një video e publikuar nga përdoruesi i njohur si Fabio Caldini përmbante fyerje dhe akuza ndaj Gani Gecit. Pas kësaj, Geci kishte bërë të ditur se e kishte njoftuar Policinë për një kërcënim që e cilësoi si të drejtpërdrejtë.Ndërkohë, Geci kishte takuar edhe Jetmir Cakiqin, vëllain e Fatmir Cakiqit, i cili sipas Gecit i kishte kërkuar falje në emër të familjes.Tashmë, me videon e re, vetë Fabio Caldini ka kërkuar falje publikisht dhe ka thënë se videon e mëparshme e ka fshirë. /Prive By Liberta Spahiu

Related posts

Përveç Afganistanit, Biden paralajmëron tërheqje ushtarake edhe nga vendet tjera

dardanianews

Qeni i familjes kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

dardanianews

Deklarata befasuese nga Tërmkolli: Kurti, kryeministri më i denjë deri më tani në bisedime

dardanianews