23.6 C
New York
July 27, 2025
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

“Meshkujt po zhvishen dhe ndërrohen në sy të vajzave”, aktorja Egla Ceno shpreh shqetësimin e saj në spektaklin e BBVA

Në spektaklin e mbrëmjes së martë në Big Brother VIP Albania, tensionet brenda shtëpisë u zbuluan për të gjithë shikuesit përmes një klipi që shfaqi momentet e ngarkuara të javës.

Aktorja Egla Ceno u bë pikënisja e debatit të ashpër që zhvilloi, duke u shfaqur si protagonistja e tensioneve të shtëpisë.

Egla nuk ka hezituar të flasë hapur për shqetësimet e saj lidhur me sjelljet dhe rregullat e shtëpisë, veçanërisht duke u ndalur tek një çështje e ndjeshme që ka të bëjë me intimitetin dhe hapësirën personale.

 

Ajo ka ngjallur një diskutim lidhur me sjelljet e banorëve meshkuj, të cilët, sipas saj, po tregojnë mungesë kujdesi duke u zhveshur dhe ndërruar rroba në sy të vajzave në dhomën e gjumit. Përmendja konkretisht ishte për aktorin Julian Deda, i cili ishte ndërruar në sy të saj të dielën.

“As vëllai im nuk guxon të më dalë me të brendshme, e lëre më këta këtu”, është shprehur Egla në dhomën e rrëfimit, duke nënkuptuar se kjo sjellje nuk është e pranueshme, dhe se të gjithë duhet të tregojnë më shumë konsideratë ndaj hapësirave të përbashkëta dhe ndaj pranisë së të tjerëve.

Në klipin e publikuar, diskutimi i Eglas ka ndezur biseda dhe reagimet e banorëve të tjerë, duke u bërë kështu ndër temat e para të diskutuara në edicionin e sivjetmë të BBVA. /Telegrafi/

Related posts

Familja konfirmon vdekjen e artistes së re kosovare, lajmi trondit shoqërinë

dardanianews

Çka po ndodh mes Luiz Ejllit dhe Flori Mumajesit

dardanianews

Atilla në ‘Fishop’, pret Drenushën në takim (VIDEO)

dardanianews