17.2 C
New York
October 9, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezë

Ky është stomatologu 53-vjeçar që dyshohet se i dha fund jetës në ‘Kiseri Dent’ në Prizren

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në qytetin e Prizrenit, ku në ordinancën stomatologjike ‘Kiseri Dent’ është gjetur pa shenja jete një person. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me rastin, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije e viktima është stomatologu, Arben Kiseri, 53-vjeçar.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar togeri i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi.

“Sot me datë 17.01.2025, rreth orës 10.37 është pranuar informata se në ordinancën dentare ,, Kiseri dent” e cila gjendet në sheshin Shatërvan, në Prizren, është gjet një person për të cilin dyshohet se ka kryer vetvrasje me varje.

Nga mjekët e emergjencës është konstatuar vdekja e viktimës.

Patrulla policore ka bërë sigurimin e vendit  ngjarjes, në vendngjarje kanë dalë hetuesit dhe hetuesit e vendit të ngjarjes (forenzika) nga Sektori Rajonal i Hetimeve”, tha ai për Sinjalin.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Related posts

Tre shtetas shqiptarë humbin jetën nga një aksident në Koblenz të Gjermanisë

dardanianews

E rëndë: Vajza 23-vjeçare tenton t’i jap fund jetës së saj në qendër tregtare në Prizren, i pret venat

dardanianews

Pamje të rënda, fëmija 3-vjeç rrahet brutalisht nga edukatoret në çerdhe në Fushë Kosovë

dardanianews