22 C
New York
October 16, 2026
DardaniaNews
Sport

“Messi gjerman” po mahnit Europën, 17-vjeçari që po shkëlqen me Bayernin thyen rekord pas rekordi në Champions/ Kane: Duhet të jetë në Botëror

Sulmuesi i ri ka thyer rekorde në Champions League, duke u bërë lojtari më i ri në histori që shënon në tre ndeshje radhazi të kompeticionit, ndërsa mbrojtësit kundërshtarë shpesh kanë mbetur të pafuqishëm përballë driblimeve të tij.

Edhe ylli i Bayern-it, Harry Kane, është mes atyre që janë impresionuar nga fenomeni i ri. Pas një tjetër paraqitjeje madhështore të Karl-it, anglezi nuk kurseu elozhet.

“Ai është një lojtar fantastik. Nuk ka frikë të driblojë. Nëse vazhdon kështu, ka një të ardhme të jashtëzakonshme,” u shpreh Kane për BILD.

Kane madje pranoi se Karl mund të jetë një surprizë në listën e Gjermanisë për Botërorin: “Kush e di? Me atë që po bën, ka shanse reale.”

Karl ka treguar personalitet edhe në skenat më të mëdha, duke shënuar golin e vetëm të Bayern-it ndaj Arsenalit në Emirates këtë sezon. Pavarësisht moshës, ai shfaq qetësi, pjekuri dhe një vetëbesim që rrallë shihet te lojtarët e kësaj moshe.

Legjenda gjermane Lothar Matthäus është një tjetër mbështetës i zjarrtë i talentit të ri. Në Sky90, ai kritikoi stilin e kujdesshëm të gjermanëve për promovimin e të rinjve dhe kërkoi që Karl të thirret menjëherë në Kombëtare.

“Nuk ka asnjë arsye të mos e grumbullojmë. Nuk ekziston ‘shumë herët’. Nëse dikush është gati, atëherë duhet të ecë përpara,” theksoi Matthäus.

Karl po konsiderohet nga shumë si ylli i ardhshëm i futbollit gjerman, duke fituar zemrat e tifozëve dhe respektin e figurave të mëdha të sportit. Ndryshe nga talentet e tjerë që janë ngadalësuar nga dëmtimet, si Musiala, ai duket i përgatitur për presionin e madh që e shoqëron këtë ngritje të shpejtë.

Me rekorde, gola vendimtarë dhe superlativa nga një sulmues i nivelit të Harry Kane, rruga drejt Kupës së Botës nuk duket më thjesht një ëndërr për 17-vjeçarin—por një objektiv që po afrohet me shpejtësi.

Related posts

📸 Si sot 25 vite më parë, Jorge Messi e shkrepi këtë foto në dhomën 546 të “Hotel Catalonia”, me sheshin “Plaça d’Espanya” që shihej nga dritarja.

dardanianews

Erling Haaland rrëzohet në stërvitje, pak para finales së Ligës së Kampionëve ndaj Interit

dardanianews

Super Xhaka me supergol ndaj Gladbachut

dardanianews