23.6 C
New York
August 1, 2021
DardaniaNews
Featured Lajme Moti

Meteorologia kroate flet për temperaturat e larta në rajon: Kjo s’është normale

Kulmi i valës së nxehtësisë pritet në rajon deri të premten. Paralajmërime të pafavorshme janë publikuar tashmë edhe për ditët e ardhshme.

Në rajonin tonë, është në fuqi paralajmërimi i meteo-alarmit portokalli, ndërsa për nesër është njoftuar një meteo-alarm i kuq për Slloveninë dhe zonën e Zagrebit në Kroaci. Gati 40 gradë parashikohet të shkojnë temperaturat të enjten në Kroaci.

  • Te infektuar: 107,554
  • Sheruar: 104.679
  • Vdekur: 2,248

 

Meteorologia kroate flet për temperaturat e larta në rajon: Kjo s’është normale

Lajme

Gazeta Express

23/06/2021 12:33

Kulmi i valës së nxehtësisë pritet në rajon deri të premten. Paralajmërime të pafavorshme janë publikuar tashmë edhe për ditët e ardhshme.

Në rajonin tonë, është në fuqi paralajmërimi i meteo-alarmit portokalli, ndërsa për nesër është njoftuar një meteo-alarm i kuq për Slloveninë dhe zonën e Zagrebit në Kroaci. Gati 40 gradë parashikohet të shkojnë temperaturat të enjten në Kroaci.

Lexo Edhe:

Detaje nga rasti i 14-vjeçares nga Gjakova që u bë nënë, arrestohet babai i foshnjës

Një freskim afatshkurtër në formën e reshjeve të shiut dhe bubullimave pritet të premten. Por, siç paralajmërojnë meteorologët atje, kjo do të jetë afatshkurtër, sepse vala e madhe e nxehtësisë pritet të vazhdojë, raporton Index.hr, transmeton Gazeta Express.

Temperaturat që janë regjistruar në rajon ditët e fundit, por edhe ato që na presin, janë dukshëm mbi temperaturat mesatare për këtë periudhë të vitit, thotë Petra Mikuš Jurković nga Instituti Shtetëror Kroat i Hidrometeorologjisë, përgjegjëse e Departamentit të Paralajmërimeve për Motin e rrezikshëm.

“Kjo nuk është situatë normale, është shumë mbi mesataren. Të gjithë do të thonë pse u fol kaq shumë për këtë, erdhi vera dhe kështu nxehtësia me të. Po, është nxehtësia e verës, por nuk është tipike për fundin e gjashtëmujorit”, thotë ajo.

“Zakonisht, në qershor temperatura minimale në zonën e Zagrebit është rreth 15 gradë, dhe maksimumi nuk e kalon 30. Tash 35, 36 ose 37 gradë nuk është me të vërtetë e zakonshme për fundin e muajit të gjashtë”, shprehet Mikuš Jurković

Related posts

Izetbegoviq e çon në këmbë Serbinë, kështu e quajnë deklaratën e tij

dardanianews

Mustafa flet për takimin e mbrëmshëm të LDK’së, ka një porosi për Vjosa Osmanin

dardanianews

Edhe Jeta Xharra i reagon Richard Grenellit: Vetëvendosje nuk ka rrejt kur ka thënë se …

dardanianews