13.1 C
New York
October 22, 2026
DardaniaNews
LajmeShowbiz

Mihrije Braha dhe Naim Abazi puthen në “Top Arena”, rrëfejnë të pathënat e martesës: Më xheloz…

Çifti i dashur për publikun, Mihrije Braha dhe Naim Abazi, kanë qenë të ftuar në emisionin “Top Arena”, ku kanë zbuluar sekretin që e ka mbajtur kaq të fortë martesën e tyre.Të pyetur se çfarë duan të ndryshojnë te njëri-tjetri, Naimi duke qeshur tha se Mihrije është treguar e zgjuar dhe herë pas here ka ndryshuar ngjyrën e flokëve, në mënyrë që ai të mos ndërrojë grua.

Të pyetur se kush ka më shumë fansa, të dy thanë për Mihrije dhe Naim shton:“Mihrije, atë e duan si femrat si meshkujt. Mua s’më duan meshkujt, këtu është problemi”.

Pjesë nga intervista:Françeska: Pas kaq shumë vitesh bashkë, cili është sekreti që e ka mbajtur kaq të fortë martesën tuaj?Mihrije: Mendoj dashuria aq e sinqertë, aq e bukur, duke e ushqyer dhe duke e ujitur, nuk është shuar dhe nuk është tharë asnjëherë. Kështu që sa kanë kaluar vitet dhe vazhdojnë të kalojnë¸dashuria jonë veç rritetNaim: Si lulet.Françeska: Nëse do të ndryshonit diçka te njëri-tjetri, çfarë do të ishte?Naim: Unë nuk do të doja të ndryshonte Mihrija. Edhe pse ajo ka përdodur një strategji shumë të mirë, shpesh ka ndryshuar ngjyrën e flokëve, në paraqitje, e ka bërë mençurisht. Në mënyrë që ndërron kjo, që të mos ndërroj grua unë.Françeska: Kush është më i rreptë ende me djalin?Mihrije: Jo, nuk jemi të rreptë. Nuk kam qenë as kur ka qenë i vogël dhe jam prej atyre mamave që vdesin pas çunave të tyre.Françeska: Kush e thotë më shpesh fjalën të dua?

Mihrije: UnëFrançeska: Pse kështu ti?Naim: Unë i them me 1 janar ‘Të duaaaa’ dhe 365 ditë jehona e mban.Françeska: Ti më duket se je ai që e nis debatin i pari?Naim: Unë debatin e filloj po për mirë.Françeska: Kush ka më shumë fansa?Mihrije: UnëNaim: Mihrije, atë e duan si femrat si meshkujt. Mua s’më duan meshkujt, këtu është problemiFrançeska: Bëhesh xheloz ti?Naim: Jo nuk bëhem xheloz. Madje mundohem të ndikoj që Mihrije të jetë me fansa mirë.

Related posts

Kaderi ia tërheq vërejtjen Robert Berishës, ja bënë me gisht dhe kjo është arsyeja (VIDEO)

dardanianews

Flet Shaban Murseli, babai i Naim Murselit: Djalin tim e njihnin Dua Lipa dhe Rita Ora. I kthyen të gjithë shpinën pas tragjedisë

dardanianews

Futet droni në “BBVA” për Luizin, veprimi i papritur i produksionit

dardanianews