1.9 C
New York
February 18, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Milaim Zeka: Albin, çoi në burg këta persona, një pyetje për Kadri Veselin…

Ministria e Shëndetësisë, në vitin 2018, kishte refuzuar një donacion me maska në vlerë 1 milion euro nga Kanadaja.

Sipas një raporti të publikuar sot në media, ish-ministri i PDK-së Uran Ismaili, kishte refuzuar hyrjen në Kosovë të donacionit 2 milionësh, që ishte nisur nga shteti i Kanadasë drejt dy shteteve shqiptare, Kosovës dhe Shqipërisë.

Rreth 1 milion nga to nuk arritën kurrë në Kosovë pasi Ismaili, kishte vlerësuar se organizata shqiptare “Sos of Eagle” nuk i kishte plotësuar kushtet për pranimin e donacionit të maskave dhe pajisjeve tjera medicinale.

Duke komentuar për këtë lajm, ish-deputeti i Kuvendit Milaim Zeka, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, duhet t’i dërgojë në burg këta persona, e jo të merret me taksë e dialog, përcjell Bota sot.

Zeka në një postim në Facebook, ia ka drejtuar një pyetje kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, se a “nuk po i vie marre të ulet afër këtyrë njerëzve?”.

Postimi i Zekës:

Albini duhet mi çu në burg këta, jo mu marrë me dialogun, as me taksën.

Më falni, harrova një pyetje për Kadri Veselin: Pashë Zotin a nuk të vjen marre mu ulë afër këtyre njerëzve e le ma mi pas nënkryetar të partisë?!!!

Related posts

Dodiku i kërkoi Lavrovit armë, dje e përmendi luftën dhe kërcënoi NATO-n

dardanianews

31 raste të reja me Covid19 në Kosovë, 5 të shëruar

dardanianews

Berisha: Soros hartoi në Beograd me Vuçiçin, Ramën dhe Thaçin, ndarjen e Kosovës

dardanianews