November 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Ministria ukrainase e Mbrojtjes publikon pamjet rrëqethëse pas hyrjes në qytetin Bucha: Kjo është Srebrenica e re

Ministria ukrainase e Mbrojtjes e ka përshkruar në detaje tmerrin që kanë hasur pas hyrjes në qytetin Bucha, që gjendet në perëndim të Kievit.

Në një video që e kanë shpërndarë në profilin zyrtar në Twitter, mund të shihet në çfarë përmasash ishte tmerri për të cilin ukrainasit flisnin, transmeton Telegrafi.

“Srebrenica e re. Qyteti ukrainas Bucha prej javësh është nën kontrollin e ‘kafshëve ruse’. Civilët lokalë janë vrarë në mënyrën më të tmerrshme, u janë lidhur duart pas shpinës, e trupat u janë hedhur nëpër rrugët e qytetit”, thuhet në kumtesën e ministrisë ukrainase të Mbrojtjes.

Kujtojmë që ushtria ukrainase sërish ka marrë nën kontroll pjesë të qyteteve përreth Kievit – e pamjet në të cilat kanë hasur ushtarët ukrainas në këtë rajon janë tejet të tmerrshme.

Videon që e kanë realizuar ushtarët ukrainas me rastin e hyrjes në Bucha mund ta shikoni më poshtë, por që vlen të theksohet se janë pamje shumë të rënda. /Telegrafi/

Related posts

Futbollistët e Izraelit ballafaqohen me sulm gjatë rrugës për Prishtinë (VIDEO)

dardanianews

Molliqaj thotë se Kurti duhet ta befasonte Serbinë duke ia refuzuar donacionet

dardanianews

Vallëzon mbi tavolina si milioner, por Abrashit në ministri i është “bllokuar” tavolina nga kontratat e pa nënshkruara

dardanianews