1.8 C
New York
February 12, 2026
DardaniaNews
Lajme

Mitrovicasi Xhavit Beqiri ia kthen qytetares serbe në Veri të Mitrovicës telefonin që ia gjeti

Mitrovicasi Xhavit Beqiri sot ka bërë një veprim të mirë, pasi që ia ka kthyer në posedim qytetares serbe telefonin e gjetur në lagjjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës

“SiÇ jemi edukuar nga nënat shqiptare veprova duke e kontaktuar dhe dhuruar telefonin dhe simbolin e arit që ishte mrapa tij”, ka thënë ai, transmeton VeriuInfo.

Postimi i tij:

Sot më erdhi rasti edhe njëhere ti dëshmoj vlerat e popullit shqiptar. Në lagjen e Boshnjakëve gjeta këtë telefon me një simbol fetar ortodoks, mirëpo siq jemi edukuar nga nënat shqiptare veprova duke e kontaktuar dhe dhuruar telefonin dhe simbolin e arit që ishte mrapa tij.

Në fotografi është pronaria qytetare serbe, ajo është habitur nga mirësia jonë. Falenderimet e saj ishin tepër vullnetmire, pra kështu trajtohet gjësendi i huaj me dinjitet!

Related posts

Ymeri godet VV’në: Të jesh kundër minishengenit e pro reciprocitetit është kontradiktë logjike

dardanianews

Kryeministri i ri “fukara”, vozitë veturën e 98-tës

dardanianews

Saim Tahiraj: Paralajmëron luftë speciale kundër LDK-së!

dardanianews