19.6 C
New York
October 3, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Moderatori kosovar: Me ish-gruan shkojmë që tre pushime prej që jemi ndarë

Moderatori i njohur Kreshnik Berisha Keka, i ftuar së fundmi në një nga panelet e emisionit Kosova Today ka treguar përvojën e tij personale me divorcin pas një martese të gjatë nga e cila ka dy fëmijë.

Ai ka dhënë disa këndvështrime tejet interesante, atipike për procesin si proces.

I ftuar në Kosova Today, ai mes tjerash u shpreh:

‘Me më kthy prapë në kohë, nuk kisha ditë qysh me e bë më mirë divorcin. Bashkëjetesa në burg është e keqe, bashkëjetesa toksike. Nëse një fëmijë çohet nga gjumi dhe sheh prindërit duke u përla, aty është problemi që i krijohet fëmijës.

Berisha zbuloi se me ish-gruan shkojnë në pushime bashkë.

‘Mua më ka ndodh me shku në bregdet bashkë me ish-gruan dhe fëmijët. Tre udhëtime prej që jemi ndarë me ish-gruan dhe të gjitha planifikimet gati bashkë sepse prapë jemi familje. Kryesorja është me qenë të lumtur dhe të mos dëgjojë fëmija duke e mosrespektuar nënën sepse në një mënyrë ia shan gjysmën e qenies së tij’, deklaroi ai. /Prive.al

Related posts

“Ju ke kapë burrave të martuar”, eskalon mes Santit dhe Edonës

dardanianews

Xhuli Nura ndahet nga i dashuri? 2025-ta nis mbrapsht për Xhulin

dardanianews

900 mijë klikime për pak ditë/ Zbulohet pse iu fshi Anës së Përputhen kënga nga YouTube!!!

dardanianews