November 11, 2026
DardaniaNews
LajmeShowbiz

Monika Salihu jep lajmin, Azizi diagnostifikohet me sëmundjen e rëndë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Monika Salihu, ka ndarë me ndjekësit një lajm të dhimbshëm, duke bërë të ditur se babai i saj, ish-boksieri legjendar Aziz Salihu, i njohur ndryshe si “Zizi Olimpiku” – është diagnostifikuar me sëmundjen e Alzheimerit.

Në një postim emocional, Monika shprehet se sfidat e jetës nuk kursejnë askënd, por se familja e tyre ka qenë gjithmonë e bashkuar dhe do të mbetet e tillë deri në fund.

“Nuk mund të gënjej për dhimbjen,” shkruan ajo, “por jam dhe do të vdes si qika e boksierit.”

Pavarësisht gjendjes shëndetësore, Monika thekson se dashuria e babait për familjen, Kosovën dhe popullin mbetet e njëjtë:

“Edhe sot ju don me shpirt, edhe pse ai është ndryshe.”

Aziz Salihu është një nga figurat më të dashura të sportit shqiptar, një ikonë e ringut dhe krenari kombëtare që ka frymëzuar breza të tërë.

Mesazhi i Monikës nuk është vetëm një lajm, është një thirrje për dashuri, respekt dhe kujdes për të moshuarit dhe ata që përballen me sëmundje të rënda. /Prive By Liberta Spahiu

Related posts

Nëna e Kim Kardashian akuzohet për ngacmim seksual ndaj ish-truprojës

dardanianews

E vërteta e errët e luksit të vajzave shqiptare në Dubai: Sheikët i detyrojnë të hanë m… e tyre për 40.000$

dardanianews

Produksioni i’a ndërroi biletën e fatit Xhenetes për t’u kthyer prapë pas eleminimit? 😲

dardanianews