September 23, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

‘Moska ka humbur 70% të raketave që kur filloi pushtimin e Ukrainës’

Gazetari investigues bullgar, Christo Grozev, ka thënë se Moskës i kanë mbetur vetëm 30% të raketave që kur ajo filloi pushtimin e Ukrainës. Grozev që ka punuar si radio reporter në periudhën e Bullgarisë komuniste shtoi se sipas raportimeve vetëm “30 deri 40” njerëz janë duke operuar me raketat e mbetura të Rusisë, përcjell Periskopi.

“Rusisë i kanë mbetur vetëm rreth 30% e raketave që kur ajo filloi luftën. Gjithashtu ekziston edhe një pyetje: Kush është duke punuar me këto raketa? Burimet që mund të operojnë me këto raketa gjithashtu janë të limituara. Sipas inteligjencës sonë, me këto raketa po operojnë rreth 30 deri në 40 njerëz”, theksoi gazetari bullgar.

Duke komentuar betejën për qytetin e Mariupolit, Grozev nënvizoi se me gjasë do të ndodhë një fitore taktike e Rusisë.

Megjithatë, ai theksoi se kjo nuk nënkupton se humbja e Ukrainës është e pashmangshme, veqanërisht në periudhën afat-gjatë ose afat-mesme.

Christo Grozev është gazetar investigues, drejtor ekzekutiv dhe anëtar i bordit të platformës Bellingcat.

‘Bellingcat’, janë grup i gazetarëve të specializuar në gjetjen e shpejtë të fakteve dhe në burimet e hapura të inteligjencës.

Related posts

Vazhdon debati: Bekim Haxhiu me akuza të rënda ndaj Xhelal Sveçlës: Është dezertor, ka ikë prej luftës

dardanianews

Luftëtari nga Kosova e mposht serbin për 20 sekonda (VIDEO

dardanianews

U shfaq krah liderit çeçen, futbollisti shqiptar ‘masakrohet’ në rrjetet sociale

dardanianews