24.6 C
New York
July 27, 2025
DardaniaNews
FeaturedMoti

Moti për 5 ditët e ardhshme: Nga nesër reshje shiu, në fundjavë bie borë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se të hënën do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me riga lokale të shiut.

Siç njoftoi IHMK-ja, gjatë së martës në shumë pjesë të Kosovës do të ketë reshje më të larta të shiut, me ç’rast disa vende mund të rrezikohen nga vërshimet.

Ndërsa, gjatë së mërkurës, rigat e shiut do të jenë të dobëta, e moti do të jetë më i vranët.

Të enjten –Mot i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë. Nuk përjashtohet mundësia të kemi vërshime në shumë vende, kryesisht në pjesën veriore, veriperëndimore dhe perëndimore të Kosovës. Të premten – Mot i vranët , reshjet e shiut do të dobësohen dukshëm në gjithë territorin e vendit”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik.

IHMK-ja njoftoi se në fundjavë parashihen masa të ftohta të ajrit që do të ndikojnë në uljen e temperaturave dhe në rënien e borës.

“Në fundjavë parashihet të kemi masa të ftohta të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit, gjë që do të ndikoj dukshëm në uljen e temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Reshjet e parashikuara për fundjavë, parashihen të jenë në formë dëbore”, thuhet tutje.

Related posts

Sulmohet fizikisht Agim Ademi i FFK-së, pësoi lëndime trupore

dardanianews

Tragjedi në futboll: Pësoi infarkt në fushë, lojtari ndërron jetë në spital

dardanianews

Banorët e Prishtinës duhet t’i mbajnë dritaret e mbyllura, prej sot e deri të premten

dardanianews