21.2 C
New York
October 13, 2026
DardaniaNews
Moti

Moti sot, temperaturat deri në 39 gradë

Për sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë. Kujdes! Rrezik nga dehidrimi dhe goditja e nxehtësisë nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-34 km/h.

Temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej 16 deri në 20°C, ndërsa ato maksimale prej 36 deri në 39°C.

Disa këshilla si të mbroheni nga të nxehtit:

1. Qëndroni të hidratuar: Pini shumë ujë gjatë ditës. Shmangni pijet alkoolike dhe ato me kafeinë pasi mund të dehidratoheni.

2. Shmangni diellin direkt: Qëndroni brenda gjatë orëve më të nxehta të ditës (zakonisht midis orës 10:00 dhe 17:00). Nëse duhet të dilni jashtë, qëndroni në hije sa më shumë të jetë e mundur.

3. Vishni rroba të lehta: Zgjidhni rroba të lehta, të lirshme dhe me ngjyra të çelura për të mbajtur trupin tuaj të freskët.

Related posts

Nga vapa përvëluese në rrebeshe, stuhi dhe ulje temperaturash deri në 16°C brenda 48 orëve

dardanianews

Stambolli i paralizuar nga bora: Fluturime të anuluara, ndalohet trafiku detar dhe mbyllen shkollat

dardanianews

Borë e shi, moti për sot dhe ditët e fundit të kësaj jave

dardanianews