2.1 C
New York
March 28, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Nagavci ia bën “Like” Abdixhikut në postimin ku e kritikoi Kurtin për koeficientin

 

Një prej postimeve të fundit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ku kritikon qeverinë e Kosovës për koeficientin e prezantuar sot për pagat në Kosovë, një pëlqim ka ardhur edhe nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Nagavci, e cila ka pëlqyer këtë qëndrim të Abdixhikut fillimisht, më pas e ka tërhequr veprimin e saj në rrjetin social Facebook.

Abdixhiku ka shkruar sot se koeficienti është dashur të jetë 125 euro, e jo 105, siç e ka vendosur Qeveria.

“Propozimi ynë është i drejtë sepse merr për bazë inflacionin rekord që e kemi patur në vend. Propozimi ynë është i mundshëm sepse merr 120 milionë shtesë, shumë më pak se që ka shpenzuar Qeveria në pako që nuk kanë lënë as edhe një shenjë. Propozimi ynë është i qëndrueshëm sepse pagat si proporcion buxhetor i mbanë nën 27%. Propozimi ynë është i denjë sepse krijon paga të dinjitetshme si asnjëherë më parë në vend. Zgjidhja është e qartë. Koeficienti 125”, ka shkruar ai, një postim, të cilin duket se aksidentalisht e ka pëlqyer ministrja Nagavci. /GazetaExpress

Related posts

Milaim Zeka tregon detaje të padëgjuara për taksën, ja çfarë i thanë zyrtarët e PDK-së Ramush Haradinajt

dardanianews

Arush me “lëkurë njeriu”?! Zbulohet e vërteta që i tmerroi njerëzit

dardanianews

“Game over – po iu vjen ndëshkimi”, paralajmërimi për politikanët dhe komandantët e korruptuar

dardanianews