8.6 C
New York
November 21, 2024
DardaniaNews
Kronika e zezëLajme

Naim Murseli dëshmoi sot para Krimeve të Rënda, avokatja: Mbrojtja e tij për ngjarjen është tërësisht ndryshe

Naim Murseli, i cili dyshohet për porositjen e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridonës Ademajt, që ndodhet në paraburgim tash e disa muaj është dërguar sot në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, me masa të rrepta sigurie.

Murseli, i cili dyshohet për veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, e ka rrëfyer versionin e tij për ngjarjen që siç tha avokatja e tij, është tërësisht ndryshe nga ajo që është publikuar në rrjetet e informimit dhe ato sociale”.

Në një prononcim për Sinjalin Teuta Zhinipotoku tha se intervistimi do të vazhdojë në një datë tjetër.

“Sot para Prokurorisë Themelore – Departamenti për Krime të Rënda, në cilësinë e të pandehurit është ndëgjuar i pandehuri Naim Murseli, dyshimi i bazuar është i orientuar në drejtim të veprës penale Vrasje e Rendë në bashkëkryerje nga neni 173 par 1.3 dhe 1.4 lidhur me nenin 31 te KPRK-së.

I pandehuri ka rrëfyer versionin e vet të mbrojtjes dhe mbrojtja e tij lidhur me ngjarjen është tërësisht ndryshe nga ajo që është publikuar në rrjetet e informimit dhe ato sociale.

Meqenëse sot është ndërpre deklarimi i të pandehurit për shkak të mbarimit të orarit dhe deklarimi nuk ka arritë të përfundojë, është caktuar një datë tjetër për vazhdimin e marrjes në pyetje të të pandehurit”, ka thënë ajo për Sinjalin.

Ndryshe, Liridona, 30 vjeçe, u vra më 29 nëntor në një fshat afër Prishtinës. Rasti fillimisht u raportua si vrasje gjatë përpjekjes për grabitje, por, vetëm dy ditë më vonë, policia njoftoi për arrestimin edhe të bashkëshortit në mesin e tre të dyshuarve.

Motivet nuk janë ende të qarta, por dyshohet se Naim Murseli e porositi vrasjen e gruas së tij – nënë e dy fëmijëve – dhe se dorasit i premtoi 30.000 euro.

/GazetaSinjali/

Related posts

U.d e Presidentit thotë se do të shfuqizohet dekreti që e bëri djalin e Haxhi Shalës konsull

dardanianews

Fjalimi i fuqishëm i Rugovës që ngriti në këmbë deputetët e Parlamentit Evropian

dardanianews

Balaj: Kurti po harron që vet për herë të parë ia dha dy ministri Listës Serbe dhe emëroi një këshilltar serb

dardanianews