23.9 C
New York
July 4, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Specialja jep detaje: Veseli u lirua për vizitë në Kosovë për këtë arsye, ja kush po e përcjell

Gjykata Speciale ka konfirmuar se ka liruar ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veselin, për një vizitë në Kosovë.

Zëdhënësja e Speciales Angela Griep, ka thënë për gazetën “Bota sot”, se Veselit i është mundësuar një vizitë kujdestarie në Kosovë për të takuar familjen e ngushtë.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë një vizitë kujdestarie në Kosovë për të takuar familjen e ngushtë”, ka thënë Griep.

Ajo nuk ka treguar se sa ditë do të qëndrojë Veseli në Kosovë, por ka njoftuar se ish-kryetari i PDK-së mbetet në paraburgim. Veseli po përcillet nga Policia e Kosovës dhe e EULEX-it në Kosovë.

I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, ka deklaruar zëdhënësja e Speciales për “Bota sot”.

Veseli është parë duke dalë nga spitali i Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”, aty ku po trajtohet babai i tij, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore. Mitropol ka raportuar se ai do të qëndrojë në Kosovë për tre ditë./Botasot

Related posts

Molliqaj: Kurti u dorëzua, e pranoi Serbinë si hisedare në Kosovë

dardanianews

Lajmi fundit: Albin Kurti i shkruan letër Lumir Abdixhikut, a është kjo ftesë për koalicion?

dardanianews

Dalin fotografitë e ushtarëve amerikanë pas stacionimit në pjesën veriore

dardanianews