Nga Saim Tahiraj:
Dje filluan punimet për ndërtimin e një xhamie të madhe në Prishtinë, pas shumë debateve të ashpra pro dhe kundër, për një kohë të gjatë. Armiqtë perfid presin dhe shfrytëzojnë situatat e caktuara, kur jemi shumë të zënë me armiq. Neootomanisti Tërnava, çuditërisht, dje, në të njëjtën kohë me puqin ushtarak që kishte ndodhur në Turqi, filluan punimet për ndërtimin e kësaj xhamie të madhe si një trofe e fitoreve kundër demokracisë atje dhe që s”ka të bëj asgjë me punën tonë e as me ne këtu. Duke u bazuar në deklaratat e tij, se njeriu i parë që do flijohet për këtë Xhami të sulltanëve do jetë vet Tërnava, tregon sikur ky vend i ilirëve të lashtë, s’paska Zot e as trima, sikur të ishte kjo një pronë mesjetare e tij nën pushtimin e dikurshëm. Fitohet përshtypja sikur ky vend qenka haj ratë i të huajve, se ne s’qenkemi pasardhësit e Skënderbeut dhe as të qytetërimit Evropian. Numri i shumëfishuar i ndërtimit të xhamive në trojet shqiptare, tani për tani tejkalon dhjetëfish numrin total të sundimit pesë shekullor turk për vetëm njëzet vjet të lirisë sonë që nga paslufta. Këto agjentura komprometuese i zuren pa përvojë institucionet tona dhe aty ku ndeshen në rezistencë, i përçanë dhe tek tuk i blenë disa edhe me para dhe aktivizuan njerëz dhe grupe të ndryshme edhe me projekte sllave. Ndërtimi i kësaj “Xhamie” e vulos komplet gur themelin e neootomanozmit në Kosovë dhe minimin e kulturës së lashtë Dardane. Kosova nuk guxon kurrsesi ta lejojë ndërtimin e kësaj “xhamie” e cila do të shfrytëzohet nga armiqtë tanë si një bombë shpërthyese me benzinë kundër fëmijëve dhe pasardhësve tanë për shekuj me radhë. Bëjmë apel që institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës ta ndalojnë menjëherë ndërtimin e këtij objekti politik e konfliktuoz. Shteti ka informacione të bollshme për këto grupe ekstreme dhe bandave kriminale të cilët për peticione, fjalë e apele s’kanë dert. Nëse këtë nuk e bëjnë institucionet përgjegjëse dhe të cilët në këtë drejtim popullin e hedhen në baltë dhe e tradhtuan, atëherë duhet që populli i Kosovës e në veçanti banorët e Prishtinës ta pengojnë me të gjitha mënyrat, me protesta dhe të tregohet se ky vend është i shqiptarëve të cilët gjithherë derdhen gjak, çoftë edhe për punët më të vogla, në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë së vendit tani e mijëra vjet më parë. Ne nuk jemi koloni as e Serbisë e as e Turqisë.