19.8 C
New York
October 15, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Navalny fiton çmimin e lartë me të cilin ishin nderuar edhe Rugova e Demaçi

Opozitari i burgosur rus, Alexei Navalny, kritiku kryesor i Putinit, është shpërblyer të mërkurën me çmimin më të lartë të BE-së për të drejtat e njeriut, Çmimin Saharov.

Në një shenjë të kritikës së hapur ndaj Kremlinit, udhëheqësit e Parlamentit Evropian e zgjodhën politikanin e njohur rus për t’ia dhënë çmimin e njohur. Në mesine kandidatëve tjerë ishin një grup i grave afgane dhe ish-presidentja e përkohshme e Bolivisë, Jeanine Anez.

Grupi i partive kristian-demokrate në Parlamentin Evropian e bënë të ditur lajmin në Tëitter. “Z.Putin, liroje Alexei Navalny-n. Evropa bën thirrje për lirinë e tij dhe të gjithë të burgosurve tjerë politikë”, thuhet në postim.

Dhënia e këtij çmimi Navalny-t pritet të përbëjë përkeqësim të ri të raporteve mes Bashkimit Evropian dhe Rusisë. Raportet mes dy fuqive kanë qenë edhe ashtu në rënie prej vitit 2014, kur Rusia e aneksoi Krimenë nga Ukraina.

Vitin e kaluar, BE-ja vendosi sanksione kundër gjashtë zyrtarëve të lartë rusë nën dyshimin për përfshirjen e tyre në helmimin e Navalny-t. Rusia ka mohuar se është e përfshirë në helmimin e politikanit, shkruan Independent, transmeton Gazeta Express.

Zyrtarisht, çmimi Navalny-t do t’i ndahet më 15 dhjetor në një seancë të Parlamentit Evropian në Strasburg të Francës. Shpërblimi financiar për fituesin e çmimit është 50.000 euro.

Ndryshe, Çmimi Saharov më 1991 i është dhënë figurës së njohur të rezistencës në Kosovë, Adem Demaçit, ndërsa në vitin 1998 edhe presidentit historik, Ibrahim Rugovës.

Related posts

Armend Zemaj për herë të parë zbulon një bisedë mes Ibrahim Rugovës dhe Tahir Zemajt, ja çfarë i kishte premtuar presidenti

dardanianews

Musliu e PDK’së godet LDK’në: Veç kur të shpallen zgjedhjet ju kujtohet Rugova

dardanianews

Ministria ukrainase e Mbrojtjes publikon pamjet rrëqethëse pas hyrjes në qytetin Bucha: Kjo është Srebrenica e re

dardanianews