19.8 C
New York
October 15, 2025
DardaniaNews
Showbiz

Ndahen Leo dhe Lela?

Çifti që u njoh dhe filloi lidhje brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 3, kishte fituar shumë dashuri nga publiku, duke u cilësuar si një nga dyshet më të ëmbla e më të pëlqyera të edicionit.

Prej disa ditësh, në rrjetet sociale kanë munguar postimet e përbashkëta të tyre, gjë që ka ndezur menjëherë thashethemet për një ndarje të mundshme, veçanërisht mes fansave të cilëve s’iu ikë asgjë!

Vulën e këtyre dyshimeve ja ka vënë fshirja e fotove të përbashkëta nga të dy profilet e tyre në Instagram, duke e bërë pothuajse të qartë se marrëdhënia mes tyre nuk është në ditët më të mira.

Këtë herë, duket se situata është ndryshe. Asnjëri prej tyre nuk ka bërë ndonjë reagim zyrtar, por fshirja e fotove dhe heshtja e tyre flasin vetë.

Prive By Liberta Spahiu ka kontaktuar të dy protagonistët të cilët kanë zgjedhur heshtjen.

Megjithatë, kënga “Vuj” e Leos, ku në videoklip shfaqet edhe Lela, vazhdon të jetë ende në YouTube — ndoshta si kujtim i një periudhe të bukur që tashmë mund të ketë marrë fund.

Pavarësisht fshirjes së postimeve, ata ende ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, gjë që lë dyshime se ndarja ndoshta nuk është përfundimtare dhe mund të jetë vetëm një krizë momentale.

Por, nuk mungojnë as ata që mendojnë se e gjithë kjo mund të jenë një skenar për zhurmë.

A është kjo një lojë, krizë apo ndarje e vërtetë? Koha do të jetë treguesi më i mirë i kësaj pune, mirëpo, ku ka tym ka dhe zjarr!

Related posts

Alaudin Hamiti lëshon deklaratën bombë pak para spektaklit

dardanianews

Osmani tregon për raportet e tij me Vedatin dhe Mensurin

dardanianews

Romeo Veshaj në Big Brother? Donaldi zbulon të vërtetën

dardanianews