17.1 C
New York
March 31, 2026
DardaniaNews
EkskluziveLajme

(Video): Ndodh mrekullia: Djali 10-vjeçar shpëtohet pas tetë orësh i bllokuar në kamionin e plehrave

Një djalë 10-vjeçar është shpëtuar pasi qëndroi tetë orë i bllokuar në mekanizmin shtypës të një kamioni plehrash në kryeqytetin e Sudanit, Khartoum.Djali, i identifikuar nga policia si Majed Mubarak Ibrahim, ishte duke punuar me një kamion të drejtuar nga Korporata e Pastrimit të Shtetit Khartoum.Besohet se ai u tërhoq në kamion teksa hodhi disa mbeturina.

Tani ai ndodhet në spital, por policia nuk ka dhënë detaje të tjera për gjendjen shëndetësore.

Njerëzit shpërndanë foto në mediet sociale të shpëtimtarëve të cilët ishin duke u përpjekur gjatë natës duke u përpjekur të lironin djalin.

Dëshmitarët okularë thanë se një nga pëllëmbët e fëmijës ishte e dukshme – e bllokuar në kapakun hidraulik.

Një turmë qytetarësh rrethuan automjetin – disa duke ofruar këshilla se si ta lironin fëmijën.

Komentuesit social thonë se aksidenti hedh dritë mbi problemin e punësimit të fëmijëve në Sudan, ku fëmijët shpesh shfrytëzohen dhe disa rekrutohen si ushtarë.

Situata e vështirë ekonomike në Sudan ka bërë që disa fëmijë të punojnë në punë të rrezikshme.

Ka një numër të madh të fëmijëve të rrugës në Khartoum dhe qytete të tjera të mëdha.

Sipas agjencisë së OKB-së për fëmijë (UNICEF), rreth tre milionë fëmijë sudanezë janë jashtë shkollës.

Ata punojnë në një sërë punësh si pastrimi, shitja, ndërtimi i tullave dhe grumbullimi i mbeturinave – duke rrezikuar shfrytëzimin dhe abuzimin.

Related posts

Gjendet shëndosh e mirë vogëlushi që u raportua i zhdukur

dardanianews

Ky është 32 vjeçari nga Beogradi që kërkohej qe dy ditë, përfundoi poshtë humnerës në Mitrovicë

dardanianews

I përmendi Sali Berisha dhe i përdori grupi i Elsa Lilës, çfarë janë telefonat “BQ” që nuk përgjohen?

dardanianews