8.6 C
New York
November 21, 2024
DardaniaNews
Showbiz

NËNA E BUTRINITIT ISHTE SHKAKU? JA PSE U NDA KIARA TITO NGA KËNGËTARI

Kiara Tito është një ndër banoret që ka qenë në qendër të vëmendjes që pas hyrjes në “Big Brother VIP” moderatorja, teksa ka biseduar me Amosin, ka folur së fundmi për lidhjen e dashurisë që ka pasur me këngëtarin Butrint Imeri.

“Ne kemi qenë shumë të vegjël, 20 vjeç të dy ishim moshatar, si ishte njeriu i duhur, por në kohën e gabuar, ne kemi folur, por për rikthim nuk kemi biseduar”, u shpreh Kiara Butrint Imeri dhe Kiara Tito janë një ndër dyshet më të komentuara të showbizit shqiptar.

Ata janë përfolur gjatë për një lidhje, të cilën nuk e pranuan kurrë Çifti u kapën mat teksa shijonin pushimet në të njëjtin vend apo pinin një kafe në një lokal të Prishtinës, por sa herë që dyshja pyeteshin në media për një raport më shumë sesa shoqëror, ata e mohonin.

Mirëpo, i ftuar disa javë më parë në “Zemër Luana”, Butrinti i ka habitur të gjithë me deklaratën e tij srtisti u pyet se përse u nda nga Kiara Tito “Nuk ka pas asnjë arsye pse jemi ndarë, por ajo ka shkuar në rrugën e saj unë në rrugën time”, u përgjigj asokohe Imeri duke konfirmuar kështu për herë të parë se ka pasur një romancë mes tyre.

Më pas, Kiara u ftua me gjyshen e saj, te “Rudina”, ku moderatorja e pyeti gjyshen e Titos nëse i vinte keq që ajo dhe Butrinti i kishin dhënë fund miqësisë së tyre, ajo tha: “Miq kanë qenë… Nuk pati ndonjë lidhje që ta kishte serioze” por reagimi i Kiarës ishte i menjëhershëm: “Si nuk paska qenë serioze?”.

Ndërsa më tej shtoi: “Ideja është që nëse ndërton një marrëdhënie, unë të paktën kështu e kam, nisem me dëshirën më të mirë, pra, për një raport serioz, ndoshta serioze është fjalë e madhe, por një marrëdhënie normale, rrugës mund të ndodhë gjithçka”.

Thashethemet për lidhje nisën nga një intervistë e Butrintit me Kiarën në 2018 kur ajo e puthi në studio e më pas duket se ata vijuan njohjen, komentet në rrjetet sociale për njëri-tjetrin nuk mungonin teksa po ashtu Kiara ka marrë pjesë në videoklipin e Butrintit, “Hajt Hajt” në media është folur se ka qenë pikërisht nga e Butrintit shkaku i ndarjes së dyshes.

Duket se familja e Butrintit nuk e ka mirëpritur këtë lidhje dhe një nga arsyet ka qenë pikërisht mosha e vogël që të dy kishin, mamaja e artistit ka pasur shumë ndikim tek i biri, duke sjellë edhe shkëputjen e tij nga moderatorja. Në kohën e ndarjes së dyshes, të shumët ishin zërat që flisnin edhe për një tradhti të këngëtarit kosovar ndaj Kiarës.

Në “Instastory”, Kiara ndau një foto ku tregonte eksperiencën e saj dhe betejën që ka bërë për të shtuar disa kilogramë. “2017, 49 kilogramë. Kam qenë aq e dobët, sa s’mund ta besoj! Luftë e madhe ka qenë për të fituar kilogramë”, shkruante ajo, raporton lajmifundit.

Tashmë Kiara është pjesë e “Big Brother”, ku Luiz Ejlli i ka shprehur hapur ndjenjat për të. Nga ana tjetër edhe Butrinti i ka dhënë fund lidhjes me Olta Beqirin. Dyshja pati një raport gati 1-vjeçar, ku shpesh u kapën mat në shoqërinë e njëri-tjetrit, por shpejt gjithçka u mbyll edhe mes tyre.

Related posts

Ja si duket trupi i gruas më magjepsëse në botë: Burrat nuk mund t’i heqin sytë nga ajo

dardanianews

Meti rikthehet në shtëpinë e “BBVK”?

dardanianews

Shaqiri në lidhje dashurie me këngëtaren e njohur nga Kosova

dardanianews