August 12, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezë

Personi që u gjet i vdekur në Mitrovicë ishte kryetar i kësaj shoqate

Personi që u gjet pa shenja jete këtë të martë në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë ishte kryetar i Shoqatës të së Shurdhërve në Mitrovicë. Nysret Gubetini ishte kryetar i kësaj shoqate që nga viti 2021.

Trupi i pajetë i Gubetinit u gjet brenda objektit të “Shurdhmemecëve”.

Mediat kanë raportuar se në trupin e pajetë janë parë shenja të goditjes, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga Policia.

Nga Policia e Kosovës për Insajderin kanë bërë të ditur se për rastin është raportuar sot në mesditë.

“Bazuar në hetimet fillestare, sot rreth orës 14:30, është raportuar se në rrugën ‘Evlia Qelebia’ brenda objektit të ‘Shurdhmemecëve’ është gjetur pa shenja jete viktima i moshës rreth 60-vjeçare”, ka deklaruar Zahiti.

Tutje, ai ka bërë të ditur se hetuesit policorë me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Vlen të theksohet se SHKSH punon për avokimin për të drejtat e personave të shurdhër, përmirësimin e edukimit të personave të shurdhër, punësimin e personave të shurdhër dhe hulumtimin e Gjuhës së Shenjave.

Related posts

Flet babai i Liridonës: Naimi na preu në besë, dyshojmë se e vrau që t’ia marrë paratë e sigurimit

dardanianews

Ndërron jetë bashkëshorti i deputetes së PD-së, Elda Hoti: Do na mungosh gjithë jetën

dardanianews

I arrestuari i dytë deklaron para Policisë se Naim Murseli e pagoi 30 mijë euro për vrasjen e gruas

dardanianews