24.5 C
New York
August 13, 2026
DardaniaNews
EkonomiLajme

Nga mesnata ulet çmimi i derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të
shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,54 % në raport me vendimin e datës 2.1.2024.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 1,355 %, te nafta për 2,341 %, te vaji ekstra i lehtë për 2,138 % dhe te mazuti për 0,219% .

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 72,00 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU 41,517 (denarë/kilogram)

Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 1,00 denar/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 nuk ndryshon.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 ulet për 0,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,281 den/kg dhe do të jetë 41,517 den/kg

Related posts

“Tërbohet” Kievi, tanku rus me flamurin amerikan sulmon ukrainasit në Zaporizhzhia

dardanianews

Shkoi në polici për të raportuar dhunën në familje, aktivistja Aliu refuzohet për shkak të veshjes

dardanianews

A do t’ia dorëzojë pushtetin në mënyrë demokratike qeverisë së re të LDK’së, kjo është përgjigja e Kurtit

dardanianews