August 12, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Një falënderim i përjetshëm, Xheneta gdhend në lëkurë emrin e njerkës

Ish banorja e Big Brother Kosova, Xheneta Fetahu, gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Kosovë, ajo ka ndarë shpesh histori emocionale për jetën e saj dhe ka treguar respekt të veçantë për njerkën, Sabrijen, e cila ka pasur një rol të rëndësishëm në jetën e saj.

Për të shprehur falënderimin dhe admirimin e thellë për të, Xheneta ka vendosur të bëjë një tatuazh të veçantë – emrin “Sabrije” të gdhendur në lëkurën e saj. Ky gjest simbolik tregon lidhjen e fortë emocionale dhe mirënjohjen e përjetshme që Xheneta ndien për gruan që ka qenë një figurë mbështetëse në jetën e saj.

Me anë të këtij veprimi, Xheneta ka dhënë edhe një mesazh të fuqishëm për publikun: familja nuk është gjithmonë vetëm ajo që na lidh gjaku, por mbi të gjitha ajo që na qëndron pranë me dashuri, përkrahje dhe sakrificë. /Prive By Liberta Spahiu

Related posts

Nuk e pranon ekzistencën e nënës’, vajza e Fjolla Morinës u përgjigjet akuzave në rrjet

dardanianews

Linda Halimi: S’kam turp ta them se kam pasur eksperienca edhe me femra, por para se të martohesha (VIDEO)

dardanianews

Njihuni me tifozen më ‘hot’ e të gjitha kohërave, i ‘vuri flakën’ Euro 2024

dardanianews