Llogaritja verore e kohës nis më 29 mars në orën 02:00 pas mesnate, me çka ora zhvendoset një orë përpara, respektivisht në orën 03:00.
Propozimi më pas ngeci në Këshillin e Bashkimit Evropian për shkak të shqetësimeve praktike, përfshirë vështirësitë në koordinimin ndërmjet shteteve anëtare dhe vendimet se cilën orë të përhershme të miratonin. Në vitet që pasuan, ndryshimi i prioriteteve politike—përfshirë pandeminë COVID-19 dhe luftën në Ukrainë—bëri që kjo çështje të mos ecë përpara.
Vendimi për vendosjen e llogaritjes verore të kohës në vendin tonë është në përputhje me Ligjin për llogaritjen e kohës dhe në përputhje të datave evropiane.
Ndryshimi i orës në vendin tonë, si në shumicën e vendeve evropiane, ndodh dy herë në vit edhe atë: të dielen e fundit të muajit mars kur fillon llogaritja verore dhe në të dielen e fundit të tetorit kur fillon ora dimërore.
Përveç te ne, llogaritjen verore të kohës e praktikojnë edhe shumica e vendeve evropiane, përveç Rusisë, Turqisë, Bjellorusisë dhe Islandës. Ndryshimet sezonale të kohës, përveç Evropës, aplikohen edhe në shumicën e vendeve të Amerikës Veriore dhe Qendrore, si dhe në shumë vende të tjera të botës.
Ora nuk ndryshon në Japoni, Kinë, Korenë e Jugut dhe as në vendet e kontinentit afrikan.
Përpjekja e BE-së për t’i dhënë fund orës verore ka mbetur në ngërç që nga viti 2019.
Më 26 mars 2019, Parlamenti Evropian votoi në favor të draft-direktivës së Komitetit të BE-së për të ndalur ndryshimin e orës me një orë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2021
Për momentin, ndryshimet e orës dy herë në vit vazhdojnë të mbeten në fuqi, pavarësisht kundërshtimit të fortë të shprehur në konsultimin publik të vitit 2018. /MeteoKosova/

