5.8 C
New York
March 25, 2023
DardaniaNews
FeaturedLajme

LDK i kundërpërgjigjet Albin Kurtit në Facebook: Ia bllokojnë me komente ‘Amelika,

Pasi që militantë të shumtë të Lëvizjes Vetëvendosje kishin nisur linçimin publik ndaj figurave të LDK’së, këtë të fundit kanë gjetur një menynë kreative për të iu kundërvënë, shkruan Gazeta Metro.

Në faqen zyrtare të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, janë parë komente të shumta të qytetarëve të cilët janë organizuar për t’a “thumbuar” atë me vetëm dy fjalë.

Motoja #AmelikaAmelika, është përdorur nga qindra komentues në postimet e Kurtit, të cilët me këto komente pasqyrojnë pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisjes me pak se dy mujore të Kurtit.

Këto komente nuk janë të rastësishme, pasi që simpatizues të LDK’së i janë përgjigjur në këtë mënyrë, militantëve të VV’së të cilët ditët e fundit kanë linçuar publikisht liderin e LDK’së, Isa Mustafën dhe kryetarin e Gjilanit, Lutfi Hazirin.

Ditëve të fundit, përpos prishjes përfundimtare të koalicionit VV-LDK, këto dy parti kanë pasur edhe akuza e kritika në drejtim të njëra tjetrës.

E gjitha kjo kishte filluar, pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shkarkoj nga detyra Ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun, pa paralajmëruar fare partnerin e saj në qeverisje, LDK’në.
Kryeministri, e kishte quajtur tradhti të dyfish, deklaratën e ministrit, Veliu për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme.

Menjëherë pas shkarkimit të ministrit Veliu kishte reaguar, Isa Mustafa.

Lideri i LDK’së, Isa Mustafa, doli në konferencë për media dhe konfirmoi se kanë nisur mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti, e tash që i kanë mbledhur votat, pritet vetëm mbajtja e seancës në Kuvendin e Kosovës./gazetametro.net

Ndërkaq, mbrëmë kryetarët e Degëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës nëpër të gjithë vendin, kanë dalur me anë të një komunikate të përbashkët dhe kanë përkrahur Kryesinë e partisë për daljen nga koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje. /gazetametro.net

Related posts

Jep dorëheqje deputeti i PDK-së

dardanianews

Babai i Vjosa Osmanit pas akuzave të Thaçit: Janë shpifje, me këtë çështje do të merret gjyqësori

dardanianews

Isa Mustafës i vjen thirrja e fortë: Ja çka duhet të ndryshojë në LDK, ky duhet të jetë kandidati për kryeministër

dardanianews