Vivien Thano ka qenë e ftuara e radhës në emisionin “Robi plaket kur don vetë” me Robert Berishën.
Teksa ky i fundit interpreton një këngë, në një moment e puthë atë në buzë.
Kjo mori gjithë vëmendjen dhe u shpërnda me të madhe në rrjetet sociale, një veprim që nuk pritej nga prezantuesi i këtij formati.

Foto: Facebook
Duket të jetë bërë për shou, ndonëse u prit me buzëqeshje edhe nga ish-banorja e Big Brother VIP Kosova.
Vivien momentalisht është beqare, gjersa lidhja e saj e fundit publike ka qenë me reperin Getinjo.
Roberti gjithashtu është ndarë nga partnerja e tij 23 vjet më e re e quajtur, Ana.
Sidoqoftë, kjo mbetet në kuadër të shakasë dhe nuk ka asgjë mes tyre. /Telegrafi/
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F4270166929901775%2F&show_text=false&width=560&t=0

