November 13, 2026
DardaniaNews
Sport

“… o llokum e përtej llokumit…”, bëhet viral komentimi i supergolit të Zhegroves nga Andin Lokaj

O llokum e përtej llokumit”,  ishin shprehjet që mbrëmë i përdori komentatori i sportit, Andin Lokaj kur Edon Zhegrova shënoi super golin ndaj Atletico Madridit, shkruan Insajderi.

Komentimi i Lokajt ka shkuar viral në rrjetin social “Tik-Tok”, ku shihet se postimi ka shpërthyer me “like”, mbi 50 mijë pëlqime e mbi 8 mijë shpërndarje.

“Goooditje Zhegrovaaaa, o diamant, o super yll, o llokum e përtej llokumit çfarë super goli nga lojtari jonë më i mirë, më duket se i të gjitha kohërave”, dëgjohet duke thënë Lokaj plotë entuziazëm.

Mbrëmë, francezët fituan me rezultat 3-1, ku Edon Zhegrova shënoi golin e barazimit, pasi Lille ishte duke pësuar humbje pas pjesës së parë.

 

Related posts

Hansi Flick: jam i lodhur do iki në fund të sezonit

dardanianews

(Video) Zhegrova po shkëlqen, ky djalë është në një tjetër nivel – Shënon dy herë ndaj Strasbourgut🔥

dardanianews

Në 2014-n u vrau ëndrrën, dje festoi për Argjentinën dhe Messin si i çmendur me djalin e tij

dardanianews