November 11, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

OBSH publikon aksidentalisht dokumentin: Remdesivir nuk jep rezultat ndaj Covid-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë aksidentalisht postoi një përmbledhje të rezultateve të studimit duke zbuluar se trajtimi eksperimental me Remdesivir, nuk ndihmoi një grup pacientësh me raste të rënda të Covid-19, sipas raporteve nga Financial Times dhe STAT News.

Një përfaqësues i OBSH-së konfirmoi gabimin, duke thënë se përmbledhja u hoq shpejt nga faqja e saj në internet.Rezultatet erdhën nga një studim i pacientëve në Kinë. Pas një muaji, rreth 14% e pacientëve që morën remdesivir kishin vdekur, krahasuar me rreth 13% të atyre që morën një placebo, raportoi STAT.

Ditë më parë një spital në Çikago kuroi pacientë të shumtë me Remdesivir, gjendja e të cilëve përmirësohej brenda 14 ditëve.Kjo nxiti shpresa për një përdorim të gjerë, por që u shuan nga rekomandimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Related posts

Gazeta gjermane, BILD: Serbia e kërcënon Kosovën me luftë

dardanianews

Zbardhet një ‘non-paper’ nga takimi ‘sekret’ në Zvicër, ja çfarë përfshihet në të

dardanianews

SPAK “qep” dosjen e Edi Ramës me prova përvëluese, pritet urdhri i Uashingtonit dhe Brukselit për ta marrë të pandehur

dardanianews