September 17, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Pacolli reagon ndaj vendimit të Qeverisë për heqjen e reciprocitetit

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka reaguar pas heqjes së reciprocitetit nga Kryeministri Avdullah Hoti.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se nga sot të gjitha maunet që vijnë nga Serbia lejohen të hyjnë në Republikën e Kosovës me dokumente që kundërshtojnë Kushtetutën e Kosovës, i referohen Republikës së Serbisë dhe përmbajnë dokumente që mohojnë pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, përcjell Bota sot.

Postimi i saj i plotë në Facebook:

QEVERIA E THAÇIT:
Nga sot të gjitha maunet që vijnë nga Serbia LEJOHEN të hyjnë brenda territorit të REPUBLIKËS SË KOSOVËS me:

1. Dokumente që KUNDËRSHTOJNË KUSHTETUTËN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS;
2. I referohen me REPUBLIKA E SERBISË;
3. Përmbajnë çfarëdo elementi që MOHON PAVARËSINË dhe SOVRANITETIN e REPUBLIKËS SË KOSOVËS .

Shtet PA DINJITET e PA SOVRANITET.

Related posts

Rusia kërcënon Perëndimin me luftë: Ju godasim nëse bëni këtë veprim

dardanianews

Bora Zemani dhe Atdheu bashkë në makinë, ndalohen nga policia!

dardanianews

Rrahman Rama jep dorëheqje, komandanti i ri i FSK-së vjen nga familja Jashari

dardanianews