17.7 C
New York
April 16, 2024
DardaniaNews
BotaFeaturedLajme

Pamje: Ishin kundër vaksinës, burrë e grua vdesin nga Covidi brenda tri javësh

Një çift amerikan nga Alabama, i cili kishte një kanal të popullarizuar në YouTube, me të cilin shisnin gjëra të vjetra, nuk është më në këtë botë. Burri dhe gruaja vdiqën nga koronavirusi.

Dusty dhe Tristian Graham nga Huntsville ishin kundërshtarë të vendosur të vaksinës. Ata vdiqën me dallim kohor vetëm tri javë nga njëri-tjetri, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Ata thoshin se vaksina kundër Covid-19 është fyerje ndaj të drejtave të tyre humane dhe përmes videove në YouTube treguan që nuk e kishin në plan që ta merrnin atë.

Dusty vdiqë nga koronavirusi të enjten, tri javë pasi bashkëshortja e tij vdiq në gjumë pas ndërlikimeve të shkaktuara nga koronavirusi.

“Fatkeqësisht, Dusty dhe Tristina janë ndarë nga jeta. Faleminderit për të gjitha fjalët e mira dhe për ndihmën që na keni dhënë në këtë kohë të vështirë”, shkroi vajza e çiftit në internet.

Në një video të publikuar në internet, çifti foli haptazi kundër vaksinës. Dusty tha se ka mbijetuar pa vaksinë vitin e kaluar dhe se njeh miq që e kanë virusin.

Sidoqoftë, në fund të gushtit, ai kërkoi ndihma financiare për t’i paguar shpenzimet e funeralit për gruan e vdekur, përderisa vetë ishte në repartin e kujdesit intensiv.

 

Related posts

Rekord i ri: 661 raste të reja e 6 viktima nga Covid-19 në Kosovë

dardanianews

“Ky port do ta ndryshojnë lojën në Ballkan” – kështu pritet të jetë projekti i Porto-Romano në Durrës dhe atij të Thatë në Prishtinë

dardanianews

KOMUNIKATË E NËNDEGËS SË LDK-së NË WILISAU!

dardanianews