Rusët janë duke pësuar humbje të mëdha gjatë luftës së tye në Ukrainë duke lënë në fushën e betejës mijëra të vdekur si edhe mjete ushtarake me vlerë miliarda dollarë.
Deri më tani vlerësohet se kanë humbur jetën më shumë se 13 000 trupa ruse në Ukrainë, ndërsa forcat vendase flasin për rreth 200 tanke të shkatërruar si edhe 90 avionë të rrëzuar.
Ukrainasit janë duke përdorur armë perëndimore kundër avionëve dhe tankeve ruse. Të tilla janë “Javelin” amerikane dhe “NLAW” britanike, të cilat i shkatërrojnë tanket me një të goditur. Në videon e mësipërme shihet momenti se si ata godasin tanket ruse me këto raketa duke mos i dhënë asnjë shans atyre.
Tre raketat e Perëndimit që po bëjnë kërdinë kundër rusëve në Ukrainë “Javelin”
Raketat anti-tank “Javelin” janë fjala e fundit e teknologjisë amerikane për luftën në tokë. Ukraina ka mijëra raketa të tilla të furnizuara nga SHBA-të dhe po shkatërrojnë mjaft tanke ruse tani.
Ndryshe nga raketat e tjera që godasin tankun direkt në trup, “Javelin” kanë cilësinë që fillimisht, pasi lëshohen nga platforma, fluturojnë në ajër dhe më pas rikthehen në tokë duke kërkuar objektivin, të cilin e godasin nga sipër duke gjetur pikën më pak të blinduar. Ky është një “kurth” që “Javelin” i bën tankeve dhe mjeteve të tjera të blinduara, nga i cili nuk shpëtojnë dot.
“NLAW”
Ndryshe nga “Javelin”, sistemi anti-tank i prodhuar nga britanikët dhe suedezët, NLAË, fluturon mbi tankun apo mjetin e blinduar dhe sapo gjendet mbi të, shpërthen duke e shkatërruar.
Nëse sistemet më të vjetra anti-tank e godasin objektivin direkt, NLAË shpërthen pikërisht mbi objektiv ku është edhe pika më pak e blinduar, raporton abcnews.al.
Stinger
Raketat ant-ajër “Stinger” janë prodhuar që prej fundit të viteve ’70 dhe kanë cilësi të veçantë pasi janë të lehta dhe mbahen në krah nga një ushtar dhe pasi e shënjon objektivin dhe e lëshon, ai mund të largohet nga pozicioni fillestar. Kjo, pasi raketa e ndjek vetë objektivin duke gjumuar nxehtësinë e motorit të tij.
“Stinger” mund të godasë objektiva deri në 9 kilometra lartësi dhe sipas gjeneralëve amerikanë, ka cilësinë që mund të dallojë objektivat “armike” nga ato “mike”. Rrjedhimisht, sipas Gjeneralit Jems Marks, nëse ajo lëshohet ndaj një avioni amerikan “F-15” nuk do ta godasë atë, por do të ndryshojë drejtim, por krejt tjetër është fati i avionit “armik”.
Ukrainasit goditën sëfundmi me “Stinger” një helikopter rus në afërsi të Kievit, i cili po fluturonte ulët për të shmagur goditjet me raketa, por nuk ia doli. Fill pas goditjes, helikopteri shpërtheu në flakë dhe u përplas në tokë. /abcnews.al