1.6 C
New York
March 19, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Pamje nga tortura në burgjet ruse: Të burgosurit i futet shkopi në vrimë anale

Një aktivist i njohur rus për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ka thënë se ekipi i tij ka siguruar një numër të madh të videove për të cilat thotë se shfaqin të burgosur duke u torturuar nga agjentët e Shërbimit Federal të Sigurisë, FSB, dhe shërbimit korrektues.

Vladimir Osechkin shkoi në Facebook se videot dëshmojnë se FSB-ja dhe shërbimi korrektues janë duke përdorur dhunim seksual dhe forma tjera të torturimit për t’i detyruar të burgosurit që të bashkëpunojnë, shkruan Free Europe, transmeton Gazeta Express.

Në njërën nga videot e publikuara në faqen Vot-tak.tv shihen disa persona duke përdorur një shkop të gjatë për të dhunuar seksualisht një burrë të lidhur për shtrati. Sipas aktivistit Osechkin, videoja është incizuar në një burg rus në shkurt të vitit 2020.

Paralajmërim: Vegëza e mëposhtme përmban pamje të torturës. Nuk preferohet të shikohet nga të miturit dhe nga personat e ndjeshëm.

Për ta parë videon, klikoni këtu.

Osechkin tha se ka siguruar 40 gigabajt me video nga një ish i burgosur, specialist i teknologjisë informative, i cili ka ikur nga Rusia së fundi.

Aktivisti për të drejtat e njeriut tha se edhe vetë ky i burgosur ishte torturuar sa ishte duke u mbajtur në burg dhe i ka përdorur shkathtësitë e tij profesionale për t’i siguruar pamjet.

Osechkin e themeloi grupin Gulagu.net për mbrojtjen e të drejtave të njeriut më 2011 me fokus në shkeljen e të drejtave të të burgosurve në Rusi. Ai u largua nga ky shtet më 2015 dhe ndodhet në një shtet të BE-së./Gazeta Express

Related posts

FORMOHET KOALICIONI I RI QEVERISËS NË MAL TË ZI – PJESË E MARRËVESHJES EDHE NJË PIKË PËR KOSOVËN

dardanianews

Stupcat po rikthehen, ky detaj i tregon të gjitha!

dardanianews

Rishfaqet Shoigu: Dy porte të Ukrainës gati për të eksportuar grurë

dardanianews