Situata në sheshin “Skënderbej” ka marrë përmasa të tjera, pasi raportohet se një person është rrethuar dhe dhunuar nga një grup protestuesish. Ende nuk dihet nëse personi në fjalë është civil apo pjesë e protestës.
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihet një person që goditet brutalisht nga disa protestues. Deri më tani nuk dihet mbi gjendjen e tij shëndetësore, pasi në pamjet e publikuara ai shihet i gjakosur.
Ndërkohë, situata në protestë paraqitet e tensionuar. Sipas burimeve, protestuesit po hedhin gurë, fishekzjarrë, kokteje molotov dhe sende të forta në drejtim të efektivëve të Policisë së Shtetit.
Gjatë përplasjes, protestuesit u kanë bërë thirrje efektivëve të heqin kapelet dhe t’u bashkohen atyre në protestë. Ndërkohë policia po përdorë ujë dhe gazë lotësjellës për të shpërndarë protestuesit.

