June 27, 2026
DardaniaNews
LajmeShowbiz

Parashqevi feston ditëlindjen, këndon për Kosovën e Rugovën

Ditën e djeshme, këngëtarja e njohur shqiptare Parashqevi Simaku festoi 59-vjetorin e lindjes.

Artistja ikonike e muzikës shqiptare zgjodhi ta kalonte ditën e saj të veçantë mes miqve dhe të afërmve në një darkë festive në New York, aty ku prej vitesh jeton.

Në rrjetet sociale kanë qarkulluar pamje nga festa, ku Parashqevi shihet e rrethuar nga miqtë e saj, por momenti që preku më shumë publikun ishte ai kur këngëtarja këndoi shqip.

Ajo i këndon, Kosovës dhe presidentit historik Ibrahim Rugova, duke sjellë një emocion të veçantë për të pranishmit dhe për të gjithë ata që e ndoqën videon online.

59-vjetori i saj shënoi jo vetëm një festë mes miqsh, por edhe një moment të rrallë artistik që e bëri edhe më të veçantë këtë ditëlindje.

 

Related posts

Do të jetë përsëri fuqia kryesore ushtarake e kontinentit: Çfarë ndodh nëse Europa ia beson sigurinë e saj Gjermanisë?

dardanianews

19 raste të reja me koronavirus, shkon numri i të infektuarve në 184

dardanianews

Fjolla Morina shfaqet përvëluese nga pishina

dardanianews