27.8 C
New York
July 26, 2025
DardaniaNews
LajmeShowbiz

Parashqevi Simaku jeton me ndihma sociale në Amerikë? Videoja që po bën xhiron e rrjetit, ç’ka ndodhur me ikonën e muzikës shqiptare

Një grua e identifikuar si Nohfe Simaku, po pretendohet se është këngëtarja e famshme, Parashqevi Simaku

Një video e cila po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, ka ngritur dyshime se një grua e cila flet në një intervistë të shkurtër për kanalin amerikan “ABC7”, mund të jetë këngëtarja ikonike, Parashqevi Simaku.

Në këto pamje shihet një grua e cila flet për ndihmat sociale amerikane duke thënë se “na mbajnë gjallë”, ndërsa emrin e vendosur në titra e ka “Simaku Nohfe”, raporton TopChannel.

Nuk dihet ende nëse gruaja në këtë video është këngëtarja shqiptare, ndërsa të shumtë janë fansat e saj që në rrjetet sociale kërkojnë informacione si dhe apelojnë për t’i ardhur në ndihmë.

Simaku ishte dhe mbetet një nga emrat më të dashur dhe më të vlerësuar të muzikës shqiptare, por karriera e saj u mbyll shumë shpejt.

Top Channel pak kohë më parë mësoi nga familjarë të këngëtares se ajo kishte nisur një jetë të re në Amerikë, si profesionale ashtu edhe personale, larg ekranit apo vëmendjes mediatike.

Simaku u divorcua me bashkëshortin e saj në vitin 2006, me të cilin ka një djalë, sot 22 vjeç, por nuk dihen detaje nga jeta e saj tani dhe nëse është në vështirësi ekonomike, apo nëse përballet me probleme të tjera. /TopChannel

Related posts

Regjisori serb: Ne vepruam në Kosovë si nazistët, 1500 kufoma shqiptarësh u dogjën në furrat e Trepçes

dardanianews

Situata me djemtë, Alba po mendon të mos paraqitet në Prime?

dardanianews

MË NË FUND LEONORA VESH FUSTANIN E BARDHË, ZBULON FYTYRËN E BURRIT NË KRAH TË SAJ

dardanianews