8.3 C
New York
March 28, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Putin kërcënon Evropën: Nuk ua lëshoj gazin, pa i hequr sanksionet!

Rusia nuk do të lëshojë gazin për Evropën, pa i hequr sanksionet ndaj Rusisë. Ky është njoftimi i fundit i dhënë nga Kremlini.

“Dërgesat e gazit të Rusisë në Evropë përmes gazsjellësit Nord Stream 1 do të rifillojnë plotësisht vetëm kur “Perëndimi kolektiv” të heqë sanksionet kundër Moskës” ka thënë zëdhënësi i Presidentit Vladimir Putin, Dmitry Peskov.

Gazprom, monopoli shtetëror i gazit i Rusisë, tha të premten se do të ndalonte furnizimin me gaz përmes Nord Stream 1 për shkak të një mosfunksionimi teknik, të cilin ia atribuoi vështirësive në riparimin e turbinave të prodhimit gjerman në Kanada.

BE-ja ka hequr tashmë në mënyrë eksplicite disa sanksione kundër Rusisë për të lejuar riparimin e turbinave. Udhëheqësit evropianë kanë thënë se nuk ka asgjë që e ndalon Gazpromin të furnizojë kontinentin me gaz dhe kanë akuzuar Rusinë për armatim të eksporteve të saj të energjisë.

Rusia vazhdon të furnizojë me gaz Evropën, nëpërmjet tubacioneve të epokës sovjetike përmes Ukrainës që kanë mbetur të hapura pavarësisht pushtimit, dhe nëpërmjet tubacionit South Stream përmes Turqisë. Megjithatë, Peskov shpjegoi se Rusia nuk mund të rifillonte plotësisht furnizimet përmes Nord Stream 1 derisa Perëndimi të hiqte sanksionet./Indeksonline/

Related posts

Pas publikimit të dëshmisë së Naim Murselit, vjen reagimi i familjes së Liridonës

dardanianews

Video/ Babai lejon të birin 2-vjeçar të luajë me gjarprin 3 metra të gjatë

dardanianews

Flet babai i 26 vjeçarit që humbi jetën dje, fajëson Kurtin, Vitinë e Sveçlën

dardanianews