27.7 C
New York
June 10, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Pas dhunës ndaj Gjestit, policia e lë të lirë Jozin

Pas incidentit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Big Brother VIP Albania, ku banori Jozefin Marku, goditi me shuplakë Gjestin, ka ardhur edhe reagimi institucional.

Menjëherë pas përjashtimit nga gara, Jozi është shoqëruar nga policia.

Ngjarja ka shkaktuar një valë të gjerë reagimesh në rrjetet sociale dhe ka tronditur opinionin publik për shkak të aktit të dhunës brenda një formati televiziv.

Foto: Screenshot/TikTok

Raportohet se Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6: referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. M., 29 vjeç, pasi gjatë trasmetimit të një reality show, ka qëlluar me pëllëmbë shtetasin B. K.

Kjo do të thotë se, edhe pse Jozi është aktualisht i liruar nga paraburgimi, ndaj tij do të vijojë hetimi në gjendje të lirë, në pritje të vendimeve të mëtejshme të organeve të drejtësisë.

"S’ka lindur ai që ma hap derën mua", fjalët ofenduese të Jozit pasi goditi Gjestin me shuplakë

“S’ka lindur ai që ma hap derën mua”, fjalët ofenduese të Jozit pasi goditi Gjestin me shuplakë

Ky zhvillim ka hapur debat të gjerë jo vetëm për etikën brenda shtëpisë së famshme, por edhe për përgjegjësinë që mbartin formatet televizive në menaxhimin e rasteve të dhunës.

Publiku dhe figura të njohura të ekranit kanë kërkuar masa më të rrepta për të parandaluar normalizimin e dhunës. /Telegrafi/

Related posts

Gresa çon në nominim direkt Xhenetën dhe Drenushën, njëra sonte lë shtëpinë

dardanianews

Prisni pak, Ronela zbulon të dashurin?

dardanianews

Egli Tako merr pjesë në ceremoninë e varrimit të vëllait të Gjestit

dardanianews