Në intrigat e Moskës, po paralajmërohet një tjetër vrasje. Ndërsa, ende nuk është qartësuar fati i ministrit të Mbrojtjes Sergei Shoigu, burimet nga agjenci sekrete paralajmërojnë se në radhë është, një bashkëpunëtor tjetër i deritashëm i diktatorit Putin, ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov.
Pavarësisht që dje pat një përpjekje nga mjetet e informimit rus, që ta paraqesin të gjallë ministrin e tyre të Mbrojtjes Shoigu, një ekspert perëndimor, Martin Henze, në orët e mbrëmjes shkroi, se burime të sigurta e konfirmojnë ‘vetëvrasjen’ e detyrueshme të ministrit të Mbrojtjes.
Para pak minutash ai këtë e ka plotësuar duke dhënë edhe një informacion, se Shoigu është qëlluar disa herë, ndërsa paralajmëron vrasjen edhe të shefit të diplomacisë ruse, Ivanovit.
“Moskë, 032522, qarqe të mirinformuara në shërbimet ruse të sigurisë kanë raportuar se ministri rus i Mbrojtjes Shoigu ka kryer vetëvrasje duke kryer disa të shtëna…, kjo është bërë me urdhër. A është Lavrovi i ardhshmi?”, pyet Henze, duke lënë të nënkuptohet se tashmë ai është viktima e ardhshme e Putinit.
Në një tjetër informacion, eksperti shqiptar i tregjeve dhe ish-bankieri Emanuel Bajra, thotë se ka shenja të një përgatitje të komplotit për rrëzimin e diktatorit Putin në Rusi.
Stamboll (shih foto). FSB-ja ruse ose ish-KGB-ja tashmë ka filluar kryengritjen për së brendshmi me plane për ta rrëzuar Putin nga pushteti”, ka shkruar Bajra në faqen e tij në fb.
Ministri rus Shoigu, 66-vjeçar për herë të fundit u raportua se ai u shfaq në lajme më 11 mars kur foli në telefon me homologun e tij turk, Hulusi Akar.
Por, zëdhënësi i Kremlinit dje, Dmitry Peskov i hodhi poshtë këtë spekulime duke thënë se Shoigu kishte shumë para vetes, dhe ishte e kuptueshme që ai nuk po i kushtonte shumë kohë paraqitjeve në media.
Ministri i mbrojtjes ka shumë gjëra në mendjen e tij tani. Një operacion i posaçëm ushtarak është duke u zhvilluar. Tani realisht nuk është koha për aktivitet mediatik,” u tha Peskov gazetarëve, raportojnë media të huaja.
Në të njëjtën ditë, ministria ruse e Mbrojtjes publikoi një video ku paraqitej Shoigu duke e vizituar spitalin Klinik Ushtarak Qendror Mandryk, ku ai u jepte çmime shtetërore oficerëve rusë që luftuan kundër ushtrisë ukrainase.