5.9 C
New York
March 29, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Erdogan zbulon 6 pikat e negociatave Rusi-Ukrainë: Ka dakordësi për 4 prej tyre

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, u shpreh këtë të premte se për 4 nga 6 pikat e negociatave Ukrainë-Rusi ka “mirëkuptim”.

Teksa foli me gazetarët pas kthimit nga samiti i NATO-s në Bruksel, Erdogan njoftoi se do të flasë me Erdogan ose në fillim të javës së ardhshme.

“Janë 6 tema në negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës, nga të cilat duket se palët kanë “një mirëkuptim” për 4 nga ato. Në fillim, Ukraina nuk donte të diskutonte, por më pas Zelensky u shpreh se mund të tërhiqet nga anëtarësimi në NATO. Një çështje tjetër është pranimi i gjuhës ruse si gjuhë zyrtare në Ukrainë. Këtë e pranoi edhe Zelensky. Rusishtja flitet pothuajse kudo në Ukrainë. Edhe për këtë pikë nuk ka asnjë problem”, tha Erdogan.

Më tej, presidenti i Turqisë u shpreh se komentet e Zelensky-t për mbajtjen e një referendumi për kompromise me Rusinë ishte një lëvizje e zgjuar. Zelensky tha të hënën se çdo ndryshim kushtetues që lidhet me garancitë e sigurisë në vend do të duhet të vendoset përmes një referendumi.

Related posts

Skender Hyseni pjesë e dialogut në Qeverinë “Kurti 2”

dardanianews

Ekskluzive: Ky është personi i cili dyshohet se është i përfshirë në sherrin me armë te Bon Vivanti

dardanianews

Ekskluzive/Policia e Kosovës arreston një sulmues të armatosur në veri

dardanianews