February 10, 2026
DardaniaNews
EkonomiLajme

Pas formimit të qeverisë shërbyesit publikë presin pagën e 13-të, kur pritet të ekzekutohet?

Sot, shënon data 10 shkurt dhe shërbyesit civilë në Kosovë ende nuk kanë marrë pagën e 13-të, e cila ishte premtuar të përfshihet me Ligjin e ri për buxhetin e vitit 2026.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pati deklaruar se paga e 13-të për administratën shtetërore është parashikuar me ligjin e ri dhe do të jetë një nga vendimet e para të qeverisë së ardhshme, sapo të formohet dhe të votohet Ligji për buxhetin.

Kështu që paga e 13-të do të mund të ekzekutohet vetëm pas miratimit të Ligjit për buxhetin.

Paga e 13-të do të duhej të jepej në fund të vitit, mirëpo qeveria e re synon që kjo pagesë të realizohet në fillim të vitit, duke theksuar se sa më shpejt të formohet qeveria, aq më shpejt do të bëhet edhe kjo pagesë.

Gjatë mandatit të Kurtit, pagat në administratën shtetërore janë rritur përgjithësisht për 47%, ndërsa pabarazia midis pagës më të lartë dhe asaj më të ulët është zvogëluar nga raporti 20 me 1 në 4 me 1.

Related posts

Arrestohet punëtori më dembel i Postes, nuk i dorëzoi 2 mijë e 26 dërgesa tek palët adresuese

dardanianews

Kjo është e dashura e re e babit të Anitës, Mustafë Muqajt

dardanianews

Plani i Trump, mediat izraelite: Netanyahu pritet të bëjë lëshime të mëdha dhe të dhimbshme

dardanianews